• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Meta publikon arsyet e emërimit të Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese

14 November, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar arsyet e dekretimit të kandidates Marsida Xhaferllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Në një argumentim të gjatë presidenti vlerëson se megjithëse kandidatja Xhaferllari është renditur e katërta në listën e dorëzuar nga KED, ajo është diskriminuar në procesin e vlerësimit pasi është vlerësuar me zero pikë nga dy anëtarë pa dhënë arsye.

Në vlerësimin e figurës së saj Xhaferllari mori zero pikë nga kreu i KED. Ardian Dvorani dhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku. Ky fakt sipas presidentit ka ndikuar që ajo të renditet e katërta.

Meta përmend disa nga pozicionet që ai mendon se janë eksperiencë e mjaftueshme që ajo të zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

“Zonja Marsida Xhaferllari ka një eksperiencë të larmishme pune prej më shumë se 20 vitesh, si Gjyqtare, Drejtor i Përgjithshëm i Kodifikimit, Drejtor i Përgjithshëm i Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe që prej janarit 2013 në detyrën e Kryeinspektorit të Inspektoritatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Zonja Xhaferllari ka qenë përfaqësuese e Këshillit të Ministrave në shqyrtimin e mbi 50 çështjeve në Gjykatën Kushtetuese, si dhe përfaqësuese e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në çështjet në Gjykim pranë kësaj gjykate. Përgjatë periudhës 2015–2016 zonja Xhaferllari ka qenë eksperte në Grupin e Ekspertëve të Nivelit të Lartë në Drejtësi, për përfaqësimin e KLD-së, në tryezat e punës të drejtuara nga ekspertë ndërkombëtarë dhe shqiptarë, në hartimin e legjislacionit për gjyqësorin” shkruan ndër të tjera Meta.

Ai përmend në argumentimin e vendimit të tij se Kryetari i KED-së ka shkelur ligjin kur ka dërguar pranë Presidentit të Republikës listat për plotësimin e dy vakancave njëherazi. Sipas Metës nuk rezultoi që KED-ja, në mënyrë kolegjale, të ketë marrë ndonjë vendim për mënyrën dhe kohën e dërgimit të listave pranë organeve të emërtesës, por ky veprim administrativ sipas tij është kryer nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili sipas nenit 226 pika 2/e, të ligjit nr.115/2016, ka si funksion vetëm të nënshkruajë aktet e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes dhe t’ia përcjellë ato organit të emërtesës./Opinion

Paraardhëse

Reagon për herë të parë Ilir Meta, nxehet keq gjatë konferencës: Po dëshirojnë të mi marrin kompetencat

Pasardhëse

“Tufat” dhe “Tufëzinjtë” e kryeministrit Rama

Pasardhëse

“Tufat” dhe “Tufëzinjtë” e kryeministrit Rama

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.