• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Meta njofton datën e tubimit në Bulevard, ka një përgjigje për Ramën

19 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta paralajmëroi tubim në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në datën 2 mars ku siç tha ai do të “firmoset dekreti i parë për shpartallimin e grushtit të shtetit”. Ai kishte një përgjigje edhe për kryeministrin Edi Rama që mbrëmë tha se ‘Ku e ka popullin ky, në WhatsApp?’ duke thënë se “Ata që kërkojnë popullin e Presidentit të WhatsApp të përgatisin poturet e gjëra“.

“Pjesëmarrës në këtë grusht shteti është vetë qeveria dhe gjysmë-parlamenti. Së dyti ka edhe persona të tjerë, që do të ketë padi të reja, çdo ditë do të ketë lajme për grushtin e shtetit. Do të marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit. Nëse kjo godinë, ky institucion është sot një kështjellë e vetme, për fat të keq, por e pamposhtur e mbrojtjes së demokracisë, nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit, përpara popullit në bulevard, ku do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve, me qëllim shpopullimin e këtij vendi, duke e kthyer në një bazë operacionale të krimit të organizuar, por edhe shumë problemeve të tjera. Në 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në bulevardin Dëshmorët e Kombit, falë popullit shumë shpejt, nuk do të ketë vetëm një institucion që është Presidenti në mbrojtje të Kushtetutës, por të gjitha institucionet që janë në bulevard do i kthehen popullit. Ata që kërkojnë popullin e Presidentit të Whatsapp të përgatisin poturet e gjëra”, – tha Meta në konferencën për mediat.

Presidenti i Republikës, kishte paralajmëruar më herët se do të paraqiste fakte për “grushtin e shtetit” i cili siç tha ai është “frymëzuar dhe ideuar nga kryeministri” Edi Rama dhe synon “shpartallimin e shtetit në emër të disa oligarkëve, mafias ndërkombëtare dhe organizatave kriminale që duan ta bëjnë Shqipërinë lavatrice të parave të tyre.”

Meta deklaroi se nisma e Kuvendit për ndryshime në zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është bërë me porosi nga Këshilli i Ministrave. Realcioni i atij që ai e quajti “gjysëmparlamenti” për nismën ligjore, jep informacione jo të vërteta sipas Presidentit kur thotë se ai është konsultuar me institucione të tjera të drejtësisë.

“Gjysmë parlamenti në relacionin e tij që shquhet për gënjeshtra dhe mashtrime, thotë se kjo nismë, që për të bërë betimin në kafene apo buzë Lanës ka marrë aprovimin e KLP, KLGJ, Magjistratura, Fondacioni Soros (që nuk besoj), ministria e Drejtësisë, etj. Këto përgënjeshtrohen, në radhë të parë nga Dvorani, që thotë se nuk ka dhënë asnjë mendim në mbështetje të këtij grupi shteti. Dhe unë këtu e duartrokas, se veproi në përputhje me ligjin.

Këtu kemi një përgënjeshtrim tjetër të parlamentit të dele-deputetëve. Ku thotë se Shkolla e Magjistraturës nuk ka dhënë opinion për këtë ligj fare, falenderoj edhe zotin Sadushi. Vijmë te Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që thotë se ligjet duhet ti nënshtrohen konsultimit me Presidentin, etj. Lidhur me këtë propozim, pra betimin te Lana, KSHH, vlerëson se ceremonia e betimit te Presidenti nuk mund të realizohet në formë të shkruar. KSHH thotë se akti i betimit duhet të bëhet vetëm përpara Presidentit“, – tha Meta

Paraardhëse

Mori vlerësimin e lartë nga Hashim Thaçi, Gent Cakaj del me deklaratën e fortë

Pasardhëse

Pas tërmetit të fuqishëm dalin pamjet që tregojnë reagimin e qytetarëve, frikë dhe panik (VIDEO)

Pasardhëse

Pas tërmetit të fuqishëm dalin pamjet që tregojnë reagimin e qytetarëve, frikë dhe panik (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.