• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Meta nis presionet ndaj Kushtetueses: Nuk duhet të lejohen zgjedhje moniste, mazhoranca dhunoi demokracinë

26 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar procesin dhe kërkesa drejtuar Komisionit të Venecias për një opinion sa më objektiv sa i takon fatit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të vitit 2019, ka nxjerrë presidentin Ilir Meta nga “strofulla”. Ky i fundit ka nisur dje presionet dhe shantazhet në adresë të Kushtetuese. Zoti Meta ka publikuar ditën e djeshme në rrjetet sociale disa argumente, që sipas tij, dëshmojnë se në zgjedhjet vendore të 30 qershorit shqiptarëve iu mohua e drejta e zgjedhjeve mes alternativave. Prerë dhe qartë kreu i shtetit thekson se në këtë mënyrë është shkelur dhunshëm nga ana e Partisë Socialiste demokracia dhe Kushtetuta, ndërsa shprehu bindjen se nuk do të ketë kurrë më votime moniste në Shqipëri.

“Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë. Kurrë më votime moniste në Shqipëri!Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo”, shkruan ai.

Pra, duket qartë që presidenti Ilir Meta po ushtron presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, me shpresën se kjo e fundit do të rrëzojë zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit 2019, duke i cilësuara si ilegjitime. Por nuk ndalet me kaq, pasi presioni dhe shantazhi ndaj Gjykatës Kushtetuese është vetëm një ofensivë që presidenti Meta ka ndërmarrë dje. Në statusin e tij në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka nxjerrë 10 fakte dhe argumente që pasqyrohen me video, që sipas tij, rrëzojnë zgjedhjet e 30 qershorit të 2019.

Në video në fjalë, presidenti vë në dukje faktin që në mbi 57 për qind të vendit nuk ka pasur alternativë për t’u zgjedhur nga votuesit. Madje, kreu i shtetit parashtron argumente dhe vendime të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që sipas Metës, tregojnë shkeljet e demokracisë në zgjedhje.

“Në 35 Bashki, (57, 3 % të vendit) u votua për një kandidat të vetëm; Në 57.3 % nuk pati alternativë zgjedhjeje; Për 35 Bashki, 57.3% të Shqipërisë nuk kishte zgjedhje, por votime; Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) Protokolli 1 Neni 3] i kërkon Qeverisë të organizojë zgjedhje demokratike; E drejta për të zgjedhur alternativë e bën një Demokraci efektive [V.9267/81]; GJEDNJ. E drejta e votës nuk është vetëm Proceduriale. [ V. 105/47. 07]; GJEDNJ: Votuesi duhet të ketë mundësinë të ndikojë zgjedhjet [Substanciale]; GJEDNJ: Votimi me 1 kandidat mohon të drejtën substanciale për të zgjedhur. Vendimi. Nr. 48555/ 10- 2015; Zgjedhjet me një kandidat për 57.3 % të Shqipërisë- Jo në përputhje me KEDNJ; Nëse disa nga 57.3% zgjedhës do i drejtoheshin GJEDNJS pas 30 qershorit, Shqipëria mund të dënohej nga GJEDN-JA”, nënvizoi presidenti Ilir Meta.

Paraardhëse

Shtatori sjell furtunë në administratë, degët e PS listë Ramës me emrat e drejtorëve që duhet të shkarkohen

Pasardhëse

Ngjela paralajmëron arrestime në korrik: Meta përdori lidhjet me rusët për të sulmuar SHBA

Pasardhëse

Ngjela paralajmëron arrestime në korrik: Meta përdori lidhjet me rusët për të sulmuar SHBA

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.