• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Meta në alarm nga SPAK, del me platformë për të rrëzuar reformën në drejtësi, kërkon pazare për rishikimin e ligjeve dhe largimin e Dvoranit

22 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Reforma në drejtësi ka alarmuar presidentin Ilir Meta. Teksa BE dhe SHBA nga dita në ditë kërkojnë që të nisin arrestimet në nivele të larta duket se të shumtë janë ata që janë trembur. Dje presidenti pati një sërë takimesh të rëndësishme, ku një të tillë mbajti me partitë e opozitës.

Që herët në mëngjes krerët e partive opozitare u rreshtuan para presidentit, ndërsa u theksua se qëllimi ka të bëjë me ecurinë e reformës zgjedhore dhe gjetjen e dialogut për të çuar përpara procesin e integrimit. Por pas këtij takimi fshihej diçka tjetër. Meta ka prezantuar para partive opozitare një platformë me disa pika, e cila sipas tij do të shërbejë si udhërrëfyes për të çuar para integrimin drejt BE.

Duke qenë se janë 15 detyra shtëpie nga Brukseli, presidenti i ka dhënë kompetenca vetes që të angazhohet në këtë proces. Gazeta ka siguruar detaje nga kjo platformë dhe qëllimi i vetëm i presidentit është rrëzimi i reformës në drejtësi. 10 pika të platformës kanë të bëjnë me ecurinë e reformës dhe pjesa dërrmuese fokusohen te përplasjet e Metës me Dvoranin për Gjykatën Kushtetuese. Pika kryesore që kërkon Meta është largimi i Dvoranit nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas tij, atij i ka mbaruar mandati dhe nuk mund të jetë në atë detyrë. Tjetër pikë ka të bëjë me betimin e anëtarëve të Kushtetueses, ku Meta kërkon të mos ndryshohet.

Po ashtu një tjetër pikë sipas tij ka të bëjë me shkeljet e KED në dërgimin e listave me emrat për kandidatë të Kushtetueses. Ajo që i vë kapak frikës së presidentit nga reforma është se kërkon të ngrihet një komision politik (si ai i reformës zgjedhore, por me nivel më të lartë), i cili do të analizojë ecurinë e reformës në drejtësi, që nga ligjet, e deri te zbatimi i saj. Pra presidenti do që politika të marrë në dorë zbatimin e reformës, rishikimin e ligjeve dhe çdo proces që kërkohet në 15 kushtet e BE. Po ashtu Meta kërkon që PS të pranojë kandidaturat e tij për kryetar të KLSH. Ndërsa një pikë i kushtohet reformës zgjedhore.

Mbështetja ndaj opozitës

Përveç prezantimit të platformës, burime shumë të sigurta nga takimi i thanë gazetës se presidenti ka mbështetur opozitën për të protestuar kundër qeverisë për çështjen e teatrit. Madje gazeta ka mësuar se Meta e ka cilësuar si sjellje talebane shembjen e godinës ndërsa ka deklaruar: “Talebanëve duhet t’u përgjigjemi me talebanizëm”. Pra në një farë mënyre kreu i shteti nxit protesta kundër qeverisë. Nga ana tjetër, Meta ka dalë pro opozitës për kushtet e saj në tryezën e reformës zgjedhore, sidomos sa i takon qeverisë teknike. Gazeta ka mësuar se Meta ka deklaruar në tryezë se e njeh prej shumë vitesh Ramën dhe e di që dhe në zgjedhjet e ardhme opozita do e ketë të vështirë përballë tij që të fitojë. Prandaj ka këmbëngulur se rruga e vetme është qeveria teknike. Pra duket se kemi një aleancë të fortë mes presidentit dhe opozitës. Sa i takon reformës zgjedhore Meta ka kërkuar rikthim në tryezë pasi i druhet ndryshimit të Kodit edhe pa PD-LSI. Sipas burimeve aty është deklaruar se Rama i ka numrat për të miratuar Kodin e ri dhe prezenca në tryezë do jetë një formë kontrolli për të mos lejuar ndryshime që rrënojnë partitë opozitare. Një burim nga opozita i tha gazetës se gjithë meraku i presidenti është te shkrirja e LSI.

Reagon presidenca

Presidenca ka dalë me një deklaratë për shtyp pas takimit. Ajo ka informuar se fokusi i bisedës ka qenë te platforma e presidentit dhe te aktualiteti politik, nga prishja e teatrit te reforma zgjedhore. “Presidenti Meta i falënderoi për angazhimin dhe propozimet e tyre për tejkalimin sa më parë të situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19. Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane. Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian. Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik, për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, – njoftoi Presidenca.

Paraardhëse

Pas arrestimit të babait, jep dorëheqjen zv/ministrja e Arsimit

Pasardhëse

Paralajmërimi i Metës: Do nxjerr dekret për shpërndarjen e qeverisë

Pasardhëse

Paralajmërimi i Metës: Do nxjerr dekret për shpërndarjen e qeverisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.