• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Meta mesazh në 20-vjetorin e themelimit të LSI-së: Hapëm një faqe të re në jetën politike të vendit

6 September, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këtë të premte, përmes një video të publlikuar në llogarinë e tij personale “Facebook”, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka kujtuar 20-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas Metës, me themelimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, 20 vite më parë, është hapur një faqe e re në politikën shqiptare.

Gjithashtu, ishpresidenti I vendit ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që nuk jetojnë më, “dhe që dhanë kontributet e tyre më të çmuara në këtë themelim, për Afërdita Tutulanin, motrën e Heronjve të Popullit Margarita dhe Kristaq Tutulani, për Profesor Syrja Hysin, një personalitet i jashtëzakonshëm nga një familje patriotike brez pas brezi, për ish-Gjeneral Veli Llakën, një personalitet i madh i ushtrisë shqiptare dhe patriot i vërtetë, si edhe për shumë e shumë të tjerë”.

Mesazhi i plotë:

“Mirëmëngjes të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë!
Mirëmëngjes dhe përqafime të gjithë themeluesve, 20 vite më parë, të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që hapi një faqe të re në jetën politike të vendit, që ndihmoi aq shumë për zhbllokimin e proceseve të integrimit europian dhe garantoi dy rotacione demokratike në vend, si dhe imponoi shumë reforma që i shërbyen vendit për integrimin europian.

Mirënjohje të përjetshme për të gjithë ata që nuk jetojnë më dhe që dhanë kontributet e tyre më të çmuara në këtë themelim, për Afërdita Tutulanin, motrën e Heronjve të Popullit Margarita dhe Kristaq Tutulani, për Profesor Syrja Hysin, një personalitet i jashtëzakonshëm nga një familje patriotike brez pas brezi, për ish-Gjeneral Veli Llakën, një personalitet i madh i ushtrisë shqiptare dhe patriot i vërtetë, si edhe për shumë e shumë të tjerë.

Një përshëndetje të veçantë për të gjithë ata që u detyruan të largohen nga vendi, por që mendjen dhe zemrën e kanë këtu dhe që kanë nisur të organizohen fort për realizimin e programit tonë të 5 Prioriteteve madhore për Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus.
Një keqardhje për të gjithë ata që e nisën si idealistë dhe përfunduan si patronazhistë dhe patronazhiste.
Dhjetëra bien (blihen), mijëra ngrihen!

Unë personalisht jam 20 herë më i ri se 20 vite më parë dhe 20 herë më i fortë se 20 vite më parë.
Konventa historike e 27 Prillit ishte një moment madhor për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë me nepotizmin, me korrupsionin, me imoralitetin dhe për të vendosur njëherë e përgjithmonë integritetin, transparencën dhe meritokracinë si shtyllat që do të jenë garante për jetëgjatësinë dhe suksesin e Partisë së Lirisë shumë shpejt dhe për dekadat që do të vijnë!

Shqipëria me 5 Prioritetet tona do të bëhet me 4 milion shqiptar plus shumë shpejt dhe për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë”, shprehet Meta.

Paraardhëse

Mira Murati në listën e the ‘Time’, shqiptarja mes njerëzve që po bëjnë revolucion në botë

Pasardhëse

Shpresa që i kapërcen kufijtë: Odisea e Mitrovicës mes grindjeve dhe trazirave politike

Pasardhëse

Shpresa që i kapërcen kufijtë: Odisea e Mitrovicës mes grindjeve dhe trazirave politike

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.