• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Meta konfirmon aleancën me Berishën kundër Bashës, paralajmëron se do të marrë frenat e opozitës sapo të lërë Presidencën

4 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
96
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta ka dhënë sinjale se po synon të marrë frenat e opozitës. Gazeta e tha edhe pak ditë më parë se Berisha synon të largojë Bashën dhe t’i japë Metës frenat e partisë. Ndërsa presidenti ka dalë hapur për këtë skenar. Të shtunën Meta deklaroi se nuk do të lejojë që vendi të mbetet pa opozitë. E thënë më troç presidenti paralajmëroi se do të tentojë të marrë opozitën pas largimit nga Presidenca. Sipas presidentit, shqiptarët nuk do ta lejojnë skenarin e një Shqipërie pa opozitë që u takojnë kontinenteve të tjera. Në këtë mënyrë ai konfirmoi aleancën me Berishën për të larguar Bashën.

“Jam i bindur që nuk ka përpjekje në botë që të realizojë atë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë. Jam i sigurt që shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të kthehen në modele që i takojnë jo vetëm një kontinenti tjetër, por përkundrazi, shqiptarët kanë potencial për të ecur para dhe këtë e realizon demokracia e vërtetë”, tha Meta.

I pyetur mbi “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha, ai zgjodhi të mos i komentojë edhe pse nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen për ish-kryeministrin.

“Nuk dëshiroj të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike. Duhet t’i zhvillojnë debatet e brendshme në mënyrë demokratike. Demokracia nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë, këtë e kemi mësuar në këto 3 dekada, ajo ka ulje ngritjet e saj. Shpresojmë të gjithë t’i përmbahen parimeve më bazike të shtetit të së drejtës”, tha ai.

Sa u përket akuzave të Berishës për një bashkëpunim Rama-Basha, presidenti preferoi të mos përfshihej teksa tha se kjo çështje të gjykohet pas 24 korrikut.

“Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e këtyre debateve. Ato do të kemi kohë t’i gjykojmë pas 24 korrikut, vazhdimisht. Janë çështje të tyre, mjaftojnë të respektojnë Kushtetutën”, tha ai.

Nga ana tjetër Meta u ndal edhe tek çështja e shkarkimit për të cilën u shpreh se nuk ekziston një çështje e tillë në Venecia. Ai tha se nuk është aspak i shqetësuar pasi sipas tij mënyra sesi ai është sjellë ka qenë në respekt të Kushtetutës. Presidenti tha se veprimtaria e tij është sulmuar gjithmonë në mënyrë armiqësore nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Sipas Metës, nëse qeveria do ta kishte dëgjuar sa u përket zgjedhjeve vendore apo Gjykatës Kushtetuese, sot do të ishin çelur negociatat.

“Nuk ekziston asnjë çështje në Venecia për Presidentin. Ajo është çështje politike. Jam tepër i qetë dhe i pashqetësuar, sepse sjelljet e mia kanë qenë tërësisht në respekt të Kushtetutës. Jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e Kushtetutës, e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm për të pasur Shqipërinë sot në një situatë aspak të dëshirueshme, në raport edhe me proceset e integrimit. Kuvendi duhet të kishte çelur negociatat me kohë nëse do ishte marre në konsideratë Presidenti mbi zgjedhjet vendore apo Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Paraardhëse

LSI vijon sulmet ndaj reformës në drejtësi: Kemi banalitete me drejtuesit e sistemit të drejtësisë

Pasardhëse

Spaho i kundërpërgjigjet “flakë për flakë” Salianjit: Je kthyer në mitraloz të partisë

Pasardhëse

Spaho i kundërpërgjigjet “flakë për flakë” Salianjit: Je kthyer në mitraloz të partisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.