• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Meta “kërcënoi” me shpërndarje Parlamenti, reagon Ruçi: E mirëpres në Kuvend sa herë të dëshirojë, më detyron Kushtetuta

7 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka komentuar dje përplasjen mes mazhorancës qeverisëse dhe presidentit Ilir Meta. Gjatë konferencës për shtyp me homologun austriak, Wolfgang Sobotka, kryeparlamentari Ruçi u shpreh se Kuvendi do t’i shqyrtojë me kujdes dy dekretet e fundit të kthyera nga presidenti Meta.

“Marrëdhëniet e mia me presidentin nuk ka pse të shpik rrotën, i ka përcaktuar qartë Kushtetuta e Shqipërisë. Parlamenti një nga funksionet kryesore është ai legjislativ të bëjë ligjet, siç presidenti ka të drejtë të kthejë ose dekretojë ligje. Secili institucion është sovran si Parlamenti dhe presidenti për dekretet që miraton apo kthen për të rishqyrtuar në Kuvend. Këto të fundit Parlamenti do i shqyrtojë dhe unë flas me votën time në Kuvend”, deklaroi ai.

Referuar deklaratës së presidentit Meta se nëse qeveria nuk merr parasysh dekretin e tij për ndryshimet në ligjin për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas 15 marsit do të shkojë në Parlament dhe do të firmosë aty brenda shpërndarjen e institucionit ligjvënës, kryeparlamentari Ruçi theksoi në mënyrë të koduar se kreu i shtetit e ka derën të hapur dhe se e mirëpret sa herë të dojë të vizitojë Parlamentin.

“Më obligon Kushtetuta të mirëpresë presidentin Ilir Meta sa herë dëshiron të vizitojë Parlamentin ose do të mirëprisja dhe do të lexoja çdo mesazh që ai do i drejtonte Parlamentit”, u shpreh ai.

Po ashtu, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi komentoi raportin me presidentin Ilir Meta, si dy socialistë të vjetër që kanë qenë.

“Takimet e mia me presidentin janë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor. Pyetja juaj është si socialist i vjetër e kam takuar apo jo, siç e dini presidenti është i depolitizuar nga Kushtetuta, por dhe unë që nuk jam i detyruar nga Kushtetuta këto dy vite kam qenë totalisht i depolitizuar. Besoj se nuk e kam përdorur asnjë sekondë mikrofonin e kryetarit të Parlamentit për probleme partiake. Parë në këtë këndvështrim nëse Presidenti ka nevojë për qëndrime të mazhorancës kjo ka struktura partie mund ti thërrasë, ose ato nëse kanë problem me presidentin mund të kërkojnë takim me të”, nënvizoi Ruçi.

Ndërkohë, presidenti i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka bëri thirrje për uljen në tryezë për gjetjen e një dialogu.

“Askush nuk ka të mirë nëse konfliktet bëhen publike. Është traditë e mirë që kur ke këndvështrime të ndryshme të ulesh në tryezë dhe ti zgjidhësh ato për përmirësimin e standardeve të jetesës së atyre që të kanë zgjedhur”, deklaroi Sobotka.

Paraardhëse

Petrit Vasili i përgjigjet Arian Çanit: Ja pse në Shqipëri s’ka asnjë rast me koronavirus

Pasardhëse

Demokrati dhe ish krahu i djathtë i Bashës lëshon paralajmërimin e fortë: Kush fshihet do paguajë çmimin

Pasardhëse

Demokrati dhe ish krahu i djathtë i Bashës lëshon paralajmërimin e fortë: Kush fshihet do paguajë çmimin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.