• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Meta e tregon për herë të parë: Si më gënjeu Monika për djegien e mandateve nga opozita

4 October, 2019
në Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka treguar sot për herë të parë se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka gënjyer sipas tij, lidhur me çështjen e djegies së mandateve nga opozita.

PJESË NGA INTERVISTA NE OPINION ME BLENDI FEVZIUN:

Blendi Fevziu: A ka pasur një marrëveshje mes jush dhe zotit Berisha?

Presidenti Meta: Zero marrëveshje midis meje dhe Berishës! Zero marrëveshje midis meje dhe Lulzim Bashës! Zero marrëveshje mes meje dhe Monika Kryemadhit! Dhe mund t’ju them se edhe ajo më ka gënjyer për çështjen e mandatave kur unë kam qenë në Gjermani dhe i kam shkruar në “whatsapp” se kjo është një marrëzi, nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë. Ajo më tha: pa problem se edhe po ndodhi kjo mund të jap vetëm unë dorëheqje për arsye solidariteti, etj., po ata të tjerët nuk do t’i lënë mandatet. Dhe në fakt ndodhi gjë tjetër.

Gazetari: Ju ka gënjyer zonja Kryemadhi?

Presidenti Meta: Që më ka gënjyer është çështja e saj, nuk është ky problemi im. Çështje transparence.

Gazetari: Po me zotin Berisha keni folur për këtë situatë? Qoftë edhe si konsultim?

Presidenti Meta: Unë qëndrimet e mia ua kam thënë me kohë, qyshkur kur e kanë hedhur idenë e djegies së mandateve prej një viti e ca, që kjo është një rrugë tepër e gabuar dhe e kam thënë edhe publikisht shumë kohë para se të ndodhte kjo gjë, që mos mendoni që askush në Bruksel nuk do të qëndrojë pa gjumë se do të djegë opozita mandatet parlamentare.

Se kur nuk ndjenjë pa gjumë ata, që u zgjodh Prokurori i Përgjithshëm në mënyrën më antikushtetuese dhe më të shëmtuar këtu dhe kur nuk ndenjën pa gjumë ata që unë kam 3 vjet që u them se do të mbetemi pa Gjykatë Kushtetuese dhe kjo do të nxjerrë çdo gjë jashtë kontrollit e do të përshkallëzohet kushtetuese, etj., sigurisht që nuk kishte të qëndronin pa gjumë ata se lanë këta mandatet parlamentare dhe ikën.

Ata përkundrazi u gëzuan dhe e nxitën këtë proces të ndodhte brenda 24 orësh që të merrnin mandatet e tjera këta të tjerët dhe të dilte opozita që shpëtonte Shqipërinë.

Gazetari: Gabim është mos hyrja në zgjedhje dhe t’i japësh sot të drejtën një force politike që të administrojë e vetme 61 njësitë vendore në Shqipëri, është skandaloze. E kam fjalën për opozitën që e bëri këtë duke mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore…

Presidenti Meta: Opozita ua ka dhënë të gjitha atyre. Ama, këto që mori në zgjedhjet lokale mazhoranca është pushtet i paligjshëm, siç janë edhe shumë gjëra të tjera të paligjshme.

Paraardhëse

U tha se u nda nga bashkëshorti pasi e tradhtoi me një ish-deputet, reagon Rudina Dembacaj: Dua të gjej akuzuesin

Pasardhëse

Po gërmonte në oborr kur lopatën ia “gëlltiti” dheu, zbuloi shpellën nëntokësore që ia ndërroi jetën gjithë banorëve të qytetit (VIDEO)

Pasardhëse

Po gërmonte në oborr kur lopatën ia “gëlltiti” dheu, zbuloi shpellën nëntokësore që ia ndërroi jetën gjithë banorëve të qytetit (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.