• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Meta do dorëzojë mandatin? Po e ngatërron rolin me opozitën”

21 March, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj gjatë një interviste televizive, komentoi deklaratën e Presidentit Meta, i cili më herët gjatë ditës tha se ishte i gatshëm të dorëzonte mandatin që të mos instalohet një juntë ushtarake.

Për Felajn, është e paqartë kjo deklaratë e tij, çfarë ka dashur të thotë Kreu i Shtetit, i cili po sipas saj po ngatërron rolin me opozitën.

“Nuk është se kam një koment mirëfilli për atë që ka deklaruar Presidenti, por më lejoni të bëj një koment. Është e paqartë çfarë ka dashur të bëjë Presidenti. Gjithnjë e më shumë po ngatërron rolin me opozitën. Ajo që po kërkohet të destabilizohet është rendi dhe siguria në vend”, – tha Felaj.

Deputetja e PS-së tha se iniciatori i dhunës në protestën e 16 marsit ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ajo theksoi se dhuna nuk mund të jetë justifikim për zhvillimin e një proteste.

Për sa i përket dialogut me opozitën, Felaj tha se në tavolinë mund të ulet kushdo, por opozita nuk mund të vërë kushte.

“Në tavolinë mund të ulet kushdo, por kushte nuk mund të vërë askush. Aq më pak opozita nuk mund të vërë kushte, nuk mund të jetë Kryeministri etj. Ne jemi këtu se na ka dhënë një atribut populli. Në rast se duhet të flasë populli ai do jetë nëpërmjet zgjedhjeve. A është gati opozita për dialog me mazhorancën? Opozita është në kërkim të një përplasjeje të fortë për të justifikuar protesta që po rrudhen gjithmonë e më shumë”, – tha Felaj.

Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin më 23 mars dhe për Felajn do të zhvillohet ajo që është parashikuar më parë nga partia.

“Ne kemi shpallur që më herët në fakt, që në fund të vitit të kaluar që pas asamblesë do kishte dhe një kongres. Natyrisht përpara çdo etape zgjedhore zhvillojmë kongres në partinë tonë. Unë ju ftoj të merrni pjesë dhe do shikoni që do jetë një kongres i PS-së. Ne nuk kemi pse të prishim planet tona për shkak të një axhende politike që ka opozita. Ne e kishim vendosur më parë. Në këtë pikëpamje ju ftoj ta shikoni si një argument që ne vijojmë punën tonë të pashqetësuar nga kjo gjë që bën opozita”, – tha Felaj.

Paraardhëse

Blindohet Kryeministria e Kuvendi, 1 400 policë fillojnë të organizohen (VIDEO)

Pasardhëse

Çmimi stratosferik i syzeve të Monika Kryemadhit (FOTO)

Pasardhëse

Çmimi stratosferik i syzeve të Monika Kryemadhit (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.