• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Meta del me mesazhin e fuqishëm që në orët e para të mëngjesit: Propaganda e të ushqyerit me lugën bosh

1 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Rajon
0
257
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me anë të një mesazhi në rrjetin social, Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka lëshuar një thirrje në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Meta thekson se edhe këtë vit, Shqipëria ka “nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë, ndërkohë që fuqia punëtore e kualifikuar vazhdon të largohet masivisht”.Meta thekson se kjo situatë duhet të shërbejë për një reflektim të thellë. Gjithashtu, Presidenti flet për atë që e quan “propaganda e të ushqyerit me lugën bosh dhe e suksesit ekonomik me video 3D”.

Sipas kreut të shtetit, “është fakt se shumë mjekë, infermierë dhe specialistë po zhvendosen në Gjermani dhe në vende të tjera të BE për një jetë më të mirë”.

Postimi i Metës:

“Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, edhe këtë vit, e gjen Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë, ndërkohë që fuqia punëtore e kualifikuar vazhdon të largohet masivisht, në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme, të kushteve më të mira e më dinjitoze të punës dhe pa shpresë për një të ardhme të afërt më të sigurt.

Tërmeti dhe pandemia, me efektet e tyre negative dhe afatgjafa në ekonomi, mbyllën me mijëra vende pune, kryesisht biznese të vogla e të mesme, duke e dëmtuar rëndë mirëqenien e familjeve të punëtorëve të thjeshtë, thelluar ndjeshëm mjerimin në shoqëri dhe frenuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Propaganda e të ushqyerit me lugën bosh dhe e suksesit ekonomik me video 3D na rendit sot të dytëve pas Gjermanisë, por është fakt se shumë mjekë, infermierë dhe specialistë po zhvendosen në Gjermani dhe në vende të tjera të BE për një jetë më të mirë.

Ndërsa kjo situatë duhet të shërbejë për një reflektim të thellë dhe kur niveli i popullsisë që jetojnë me 5.5 USD/ditë është rritur me 41.5% është koha të veprojmë të gjithë së bashku për të dëgjuar zërin e punëtorëve, duke rritur mirëqenien dhe drejtësinë sociale të munguar. ????????

Meta flet për atë që e quan “propaganda e të ushqyerit me lugën bosh dhe e suksesit ekonomik me video 3D”.-shprehet Meta.

Sipas kreut të shtetit, “është fakt se shumë mjekë, infermierë dhe specialistë po zhvendosen në Gjermani dhe në vende të tjera të BE për një jetë më të mirë”.

Paraardhëse

Ngjela: Të korruptuarit blenë votat dhe tani akuzojnë fituesin se i vodhi, ja pse Rama kërkon bashkëqeverisje

Pasardhëse

Shkarkimi i Bashës mision i pamundur, anëtarët e Këshillit dhe Kuvendit Kombëtar mbështetës të liderit demokrat

Pasardhëse

Shkarkimi i Bashës mision i pamundur, anëtarët e Këshillit dhe Kuvendit Kombëtar mbështetës të liderit demokrat

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.