• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Mesazhi real i Kuvendit të 11 dhjetorit: Berisha sovran!

15 December, 2021
në Opinion
0
76
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Blendi Kajsiu

Në Kuvendin e 11 dhjetorit u fol shumë por u dha vetëm një mesazh:
Sali Berisha është i paprekshëm, jo vetëm nga Lulëzim Basha por edhe nga Shtetet e Bashkuara. Në këtë aspekt Kuvendi 11 dhjetorit shpalli sovranitetin e Berishës jo vetëm përballë SHBA-vë por edhe përballë standarteve politike që PD-ja u kërkon politikanëve të tjerë.

Mesazhi u dha qartë nga shkarkimi i Bashës me 99% të votave (si në votimet e Partisë së Punës) nga po e njëjta trupë që vetëm disa muaj më parë e kish votuar Bashën kryetar me 80% të votave. E vetmja gjë që ndryshoi midis votimit të Bashës kryetar më 30 qershor dhe “shkarkimit” të tij më 11 dhjetor ishte qëndrimi i Berishës ndaj tij. Votimi më shumë se demokracinë e brendëshme (fitore me 99% të votës vetëm në zgjedhjet komuniste kishte) reflektoi pushtetin e Berishës tek një pjesë e mirë e antarëve të PD-së.

Po kështu referendumi i datës 18 dhjetor u reduktua në vulë për vendimin e kuvendit. Të organizosh një referendum të antarësisë në një javë është qesharake. Shumë më qesharake se fushata për rizgjedhjen e Lulëzim Bashës në krye të PD-së më 30 qershor. Edhe Basha bëri sikur i lejoi kundërshtarët të bënin fushatë duke i dhënë nja tre javë kohë.

Një referendum është një përplasje mes dy opcioneve, po dhe jo. Ndaj ai nënkupton një hapësirë dhe kohë për shpalosjen dhe debatimin e këtyre opcioneve. Ata antarë të PD-së që janë kundër shkarkimit të Bashës kur do e kenë mundësinë, qoftë edhe teorike, për të bërë fushatë përpara votimit në referendum? Kaq mjafton për të kuptuar se kuvendi në fjalë s’kish fare të bënte me demokratizimin e PD-së, pavarësisht shpresave të pjesmarrësve.

Qëllimi i kuvendit ishte formalizimi i sovranitetit të Berishës në PD. Ndaj mesazhi i tij real ishte se në PD mund të humbasësh shumë palë zgjedhje, mund të dështosh në protesta, mund të gabosh në djegien e mandateve, në injorimin e reformës territoriale, në braktisjen e zgjedhjeve lokale, në braktisjen e reformes së drejtësisë, në mos-organizimin dhe bërjen rrumpallë të strukturës partiake në bazë dhe qendër para zgjedhjeve të përgjithëshme (të gjitha këto i ka bërë Lulëzim Basha) dhe përsëri të rizgjidhesh kryetar. Ama nëse pezullon Berishën nga grupi parlamentar edhe pse është shpallur non-grata për korrupsion nga SHBA-të, atëherë shkarkohesh me 99% të votave.

Ka vetëm një vijë të kuqe, vetëm një parim të pacënueshëm, dhe ky është Sali Berisha. Kushdo që e shkel këtë vijë sulmohet, denoncohet si poliagjent ose armik. Kur themi Berisha nënkuptojmë partia… Është një përrallë e vjetër kjo që shqiptarët e kanë parë, dëgjuar dhe vuajtur prej kohësh.

Kaq sovran është Berisha saqë edhe gabimet e tij të thella, që i ka pranuar edhe vetë, transformohen në burim meritash dhe legjitimiteti. Ai nuk mban përgjegjësi për sjelljen dhe mbajtjen për tetë vite me rradhë të tradhëtarit Basha në krye të PD-së. Përkundrazi, fakti që gaboi 8 vite me rradhë me Bashën e legjitimon për të rimarrë kontrollin e PD-së. Është ai që e vendos gjarpërin Basha në krye të partisë dhe po ai që e shpëton partinë prej këtij tradhëtari. Imagjinoni sikur dikush tjetër ta kish sjellë Bashën në krye të PD-së se cfarë do i punonte Kuvendi!

Kështu e vetmja gjë që mori vesh shoqëria shqiptare nga Kuvendi i 11 dhjetorit është se kush prek Berishën shpallet armik, qoftë ky edhe djali i tij politik, qoftë edhe për një pezullim nga grupi, qoftë edhe kur pezullimi bëhet për mos të futur PD-në në konflikt të hapur me SHBA-të. Kuvendi i 11 dhjetorit i tha shoqërisë shqiptare se Lulëzim Basha ishte fundi dhe fillimi i problematikës së PD-së sepse cënoi Berishën. Pra nuk u kuvendua, nuk u analizua situata në të cilën ndodhet PD-ja, por thjesht u denoncua armiku i brendëshëm Basha, kryesisht nga ai që e solli dhe e rriti brenda PD-së.

Më shumë se shfaqje e demokratizimit apo sovranizimit të PD-së kuvendi ishte dëshmi e trishtë e nivelit të lartë të nënshtrimit të një pjese të mirë të saj ndaj interesave personale të një individi. Në këto kushte shpresa e mjaft pjesmarrësve në kuvend se do ta instrumentalizojnë Berishën për demokratizimin e PD-së është delirante. Një parti që bazohet tek sovraniteti i një individi është pronë private, jo publike.

Akoma më larg realitetit është shpresa e disa të tjerëve se Kuvendi i 11 dhjetorit shënon sovranizimin e politikës shqiptare nga neokolionalizmi euro-atlantik. Më 11 dhjetor u shpall sovran Berisha, jo PD-ja, dhe aq më pak shoqëria shqiptare. Sovraniteti i tij bie ndesh jo vetëm me interesin e PD-së por edhe me vullnetin e shoqërisë shqiptare që në shumicën e saj e ka refuzuar prej kohësh. Ndaj të ngatërrosh sovranitetin e Berishës sot me sovranitetin shqiptar është njësoj si të argumentosh se sovraniteti i Enver Hoxhës dje ishte identik me atë të Shqipërisë.

Paraardhëse

Julian Deda shpërthen ndaj Bashës: Mos e bëj pis, mor pis

Pasardhëse

“Objektiv titulli”, Barella nuk fshihet: “Dëshirojmë yllin e dytë në fanellë”

Pasardhëse

“Objektiv titulli”, Barella nuk fshihet: “Dëshirojmë yllin e dytë në fanellë”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.