• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mesazhi që po thyen rrjetin! I riu që u shërua nga virusi njofton kthimin në shtëpi: Si humba shokun e dhomës, ishte i ri dhe pa sëmundje

25 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Teksa rastet e të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri kanë arritur në 17, njëri prej tyre është edhe Erind Cara. I riu nga Tirana ia ka dalë që të mposhtë sëmundjen, pasi ka dalë negativ në të dy testet pas trajtimit, ndonëse i duhet të qëndrojë edhe 14 ditë i karantinuar në shtëpi.

Ai ka publikuar një video-mesazh pëe të gjithë shqiptarët, teksa tregon se shoku i tij i dhomës, edhe pse i ri dhe pa sëmundje.

Mesazhi i plotë i Erindit:

“Corona virus kryefjala e çdo bisede në të gjithë boten!

Sot pas 10 ditësh në terapi pranë Spitalit Infektiv në QSUT dhe pas rezultatit të dy testeve që rezultuan negativ ndaj COVID -19 , mund të them që betejën time e fitova dhe po kthehem në shtëpi i qetë dhe me shëndet të plotë.

Por humba dhe miq të cilët i njoha gjatë kësaj beteje që nuk ja dolën, dhe pse luftuan deri në frymën e fundit bashkë me mjek e infermier!

Të dashur miq! Unë fitova betejën me Covid-19, por për të fituar luftën duhet kontributi i të gjithëve NE. Nuk kërkohet asgjë e jashtëzakonshme në këtë luftë, por vetëm një gjë, që të gjithë kur nuk e kemi e duam aq shumë: Të qëndrojmë në shtëpi dhe të kalojmë kohë me familjarët tanë.

Më parë kishim qindra justifikime, puna, koha, pamundësia, lodhja etj.

Sot është momenti i duhur të japim dhe marrim dashuri, të bisedojmë me njeri- tjetrin, t’u tregojmë sa shumë i duam. Po po sa shumë i duam prindërit, motrat vëllezërit, gjyshërit, miqtë e të gjithë ata qe ne konsumojmë me ta gjënë më të rëndësishme “KOHËN” !

Dy fjalë për ata që mendojnë se ky virus është diçka pa rëndës! Qëndroni në shtëpi!

Ky virus nuk të jep një mundësi të dytë. Shoku im i dhomës ishte një djalë i ri, që nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme, kishte një familje të mrekullueshme, nuk i mungonte asgjë, por ky virus i rëndoi shëndetin. Një frymëmarrje të thellë thjesht kërkonte! Luftoi, luftoi deri në frymën e fundit sepse ishte larguar pa u përshëndetur me askënd, kishte ardhur se nuk ndjehej mirë, siç mund te jemi secili nga ne. Por ai u dorëzua, nuk ia doli dot, la çdo gjë mbrapa dhe koronavirusi e mori pa mëshirë edhe pse ishte i ri dhe i shëndetshëm, PRANDAJ, QËNDRONI NË SHTËPI!

Për disa të rinj të fortë e të shëndetshëm si unë, qëndroni në shtëpi, mendoni për familjarët tuaj, prindërit, gjyshërit imuniteti i të cilëve është më i dobët dhe COVID – 19 e ka më të thjeshtë për ti marrë në gjirin e tij.

NDAJ QËNDRONI NË SHTEPI PËR TË DASHURIT TUAJ!

Dy fjalë të sinqerta për njerëzit më të rëndësishëm në këtë luftë, mjekët, infermierët, farmacistët, sanitarët dhe të gjithë ato që shërbejnë dhe kontribuojnë në këtë luftë kundër Covid -19. Ata janë front në vijën e parë të kësaj beteje 24/24 për te dhënë më të mirën e tyre edhe pse rreziku është shumë i lartë. Të mendosh se dhe ata kanë lëne çdo gjë, familjen, prindërit, fëmijët, vëllezërit, motrat, për të qenë aty për tu shërbyer pacientëve të tyre, atyre që nuk e donin këtë virus, por ai erdhi dhe i infektoi, por do iu shërbejë dhe atyre që thonin “Nuk na bën gjë ne virusi”, se kur të arrish atje kërkon vetëm mëshirë, ndihmë dhe përkujdesje, kupton sa e rëndësishme është JETA, por që tani nuk është vetëm në dorën tënde, por të mjekëve, infermiërve, koronavirusit dhe Zotit lart në qiell, që po na jep sinjalet e tij të kuptojmë sa e rëndësishme është JETA, gjë të cilën e kishim harruar sepse na “mbyten“ angazhimet, punët, Facebook, Instagram, kafet dhe gjërat e pa rëndësishme.

Duhet të qëndrojmë në shtëpi që këta infermier, mjekë të jenë sa më pak të rrezikuar.

Një falenderim i veçantë shkon për Stafin e Spitalit Infektiv: Dr Najaden, Dr Arjanin, Dr Gentin etj., infermieret Semi, Dasho, Lukja, Eni, Emanuela, e të tjerë.

Ju falenderoj pa masë për çdo gjë që po bëni në ato kushte aq të vështira”, – ka përfunduar ai.

Paraardhëse

Pipero jep lajmin e mirë: Epidemia do dobësohet javën e parë të prillit

Pasardhëse

“Ç’dreqin bën? Ku dreqin shkon?”, kryebashkiakut i soset durimi, ja cila është metoda e re për të kontrolluar të pabindurit (VIDEO)

Pasardhëse

“Ç’dreqin bën? Ku dreqin shkon?”, kryebashkiakut i soset durimi, ja cila është metoda e re për të kontrolluar të pabindurit (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.