• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mesazhi prekës i Viktor Zhustit: Dikush më pret atje lart, më në fund do të…

14 June, 2018
në Aktualitet, Kryesore, Kulturë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Aktori i njohur Viktor Zhusti ka qenë një prej konkurrentëve VIP në spektaklin e kërcimit “Dancing With the Star” që e kishte finalen të premten e kaluar në televizionin “Vizion Plus”.

Pak ditë pas spektaklit, ai ka dhuruar një mesazh emocionues për të gjithë art- dashësit. Zhusti ka lëshuar një mesazh të ndjerë.

Mesazhi i tij:

FALENDERIM ! (E pse jo, dhe pakëz nostalgji )

Dancing Ëith The Stars, Albania 7, (DËTHS), mbaroi. Ndritshëm ! Bujshëm ! Suksesshëm ! Jo kurdoherë kthej kokën prapa për të gjykuar rrugën e përshkuar, por, në këtë rast, ndjej të më tërheqë një detyrim që, pas çdo përpjekje për t’a shlyer, veç rritet. 12 javë në këtë maratonë artistike ! Edhe ajo që më dukej e pabesueshme, u bë e mundur !

Gjate përgatitjeve, kur koha kalonte me shpejtësi të pazakontë, në ankthin e përditshmërisë, të gjithë bashkëpunëtorët përreth, më dukej se thjesht “bënin detyrën”, ndihmonin dhe se “gjithë bota e vëmendja ishim ne, që n’a quanin ose vetëquheshim VIP !!! Tani, cliruar nga “ankthi i garës”, e parë në një optikë tjetër, kuptoj se, ata ishin “protagonistët e heshtur” pa të cilët, ky spektakël, jo vetëm nuk do të kish shkëlqimin e festës, sic që në të vërtetë, por as do qe i mundur. MIRENJOHJE TË GJITHËVE !

Së pari, falënderoj përzemërsisht, partneren dhe drejtuesen time artistike OLTA AHMETAJ ! E kam lodhur. Shumë herë dhe dëshpëruar me mosarritjet, por… këto ishin mundësitë e mija ! C’ti bësh ! Në Dancing, si dhe në jetë, nuk n’a takon çdo herë partneri i përshtatshëm…

Falënderoj gjithashtu dinjitozen plot hir LORI BALA dhe të bukurën gjithë dritë HELGA SARACI, që në dy javë të ndryshme, i kisha partnerë në spektakël. Punova me sejcilën vetëm tre ditë ! Kohë e mjaftueshme për t’u mrekulluar ! Meteorët, nuk e ndriçojne çdo natë qiellin tonë…

JURI E NDERUAR ! Emma Andrea, Alfred Kacinari, Julian Deda, Ilir Shaqiri, mirënjohje ! Më keni gjykuar me zemër të ngrohtë, jo mendje të qetë ! Në çdo notë, më shumë rezultati, shihja shkallën e fisnikërisë Tuaj, shoqëruar me konsideratë e përzemërsi ndaj meje. Ndoshta, Ju dhashë më pak nga c’prisnit ! Me siguri, me dhatë me shumë nga c’prisja ! JU FALEMINDERIT !

Një falenderim, tepër i veçantë për HOLTA KOLANECI-DYLAKUN, producenten largpamëse, të bukur, të mençur, me mendje e zemër fisnike, prej të cilave buron aq mirësi e mirëkuptim, sa qe DËTHS, nuk është me një “program televiziv”, por FESTË e hareshme !

Sikur të ishte e mundur e pamundura, cdo natë do t’i shtrija krahët deri në fund të sallës dhe më pas, ekstremisht larg në hapësirë, për të mbështjellë në një përqafim të ngrohtë, spektatorë e teleshikues që, si gjatë mbrëmjes së spektaklit, ashtu dhe më pas në rrjetet sociale, më ishin aq pranë e dashamirës, sa ndjehem pafundësisht i detyruar ndaj tyre !

Dhe së fundmi: Kontratën e parë, për të marrë pjesë në DËTHS, producentia e bëri me mua, në vitin 2010, kur isha 68 vjeç ! Kontratën e dytë, këtë vit, e bëri përsëri me mua, në moshën 76 vjeç ! Nëse do mendoje edhe për ndonjë kontratë të tretë, besoj që duhet t’a rregullojë e bindë ZOTIN ! Sepse, ndjej dhe unë, prej kohësh, një dorë të zgjatur, dikush më pret “atje lart”, që, si të çlirohem nga ankthi, dhimbjet dhe acarimet, nga shpirt’ e mendje-vogëlsitë, nga gjithë graviteti i së keqes dhe interesave meskine që n’a mbajnë të lidhur në tokë, që n’a zvogelojnë, rrudhin e percundojnë si “qenie materiale”, të ngjitem atje, në një botë fluide, interne, pa gravitet, ku shpirti i cliruar tërësisht, do të vërtitet i lirë midis yjeve, çmendurisht, në ciklin e pandalshëm të jetë-përjetësisë… Ai, për mua do të jetë i treti, më i madhi, i ndritshmi, fantasmagoriku “DËTHS i vitit dy mijë e … e… Dhe kur të ndodhë kjo, ndonjë nga njerëzit e dashur, që do më kenë mbetur akoma atje, midis jush në tokë, do të pëshpëritë i lehtësuar: “ lindi duke qarë, si të gjithë. Kaloi dhe një pjesë të jetës, duke qarë, si të gjithë. Por, IKU DUKE VALLËZUAR ! jo si të gjithe !

JU FALEMINDERIT !

Paraardhëse

“Në korrik dalin dosjet e qeveritarëve të korruptuar”

Pasardhëse

Rama takon Metën për negociatat me Greqinë dhe Teatrin

Pasardhëse

Rama takon Metën për negociatat me Greqinë dhe Teatrin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.