• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Merr fund arratia nga komisariati i Pukës, kapet Emirjon Nika

15 September, 2017
në Aktualitet
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Arratia e 20 vjeçarit Emirjon Nikja, të riut nga Tirana që u arratis nga komisariati i policisë së Pukës duket se ka zgjatur vetëm gjashtë ditë.

Arrestimi i tij erdhi pas një operacioni të organizuar nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë, në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, mbi bazën e një informacioni policor, në zonën e Karmës, gjatë rrugës për në Koman, ku qëndronte i fshehur, Ermirjon Nikja 20 vjeç, lindur në Karmë, Vau Dejës, banues në Laprakë, Tiranë, i dënuar edhe më parë për disa vepra penale.

Nikja, i arrestuar me akuzën e grabitjes, ndërsa priste për t’u transferuar për në Shkodër, ka arritur të dalë nga dritarja e një dhome në katin e dytë të komisariatit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, të së shtunës gjatë kohës që po përgatitej dokumentacioni për transferim e tij në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ndërsa 20-vjeçarin e kishin lënë në dhomën e shoqërimit të Komisariatit të Policisë Pukë pa pranga në duar, i arrestuari, banues në lagjen “Don Bosko” në Tiranë, ka arritur të heqë me forcë hekurat nga dritarja dhe më pas është larguar me shpejtësi. Nga hetime paraprake, rezulton se inspektorët e policisë po përgatisnin makinën me të cilën do të kryenin transferimin në momentin e arratisjes së 20-vjeçarit.

Në pak minuta, Nikja ka mundur që të heqë me forcë zgarën e hekurave që qëndron në çdo dritare të komisariatit për të parandaluar arratisjet. Më pas, i riu që njihet nga policia e kryeqytetit si i dyshuar për grabitjen në seri të bizneseve dhe banesave, ka arritur të dalë nga ambientet e komisariatit pa tërhequr vëmendjen e asnjë punonjësi policie.

Nikja, i cili rezulton person me precedentë kriminalë, pasi është dënuar në vitin 2013 për “vjedhje”, po mbahej i arrestuar lidhur me një ngjarje të ndodhur në gusht të këtij viti, ku grabiti një emigrant në Pukë.

Për arratisjen e tij SHÇBA ka arrestuar punonjësit e policisë, inspektor Pajtim Bushin dhe inspektor Dodë Prekën, me detyrë trupë shërbimi pranë këtij komisariati. Arrestimi i dy punonjësve u bë pas kryerjes së veprimeve hetimore, ku u konstatua se nga ana e tyre nuk janë zbatuar detyrat funksionale të përcaktuara për sigurimin e personave të shoqëruar dhe ambienteve ku ata qëndrojnë.

Paraardhëse

Çfarë duhet të bëjë Rama që të mos ketë fundin e Berishës!

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e shtunë 16 shtator 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e shtunë 16 shtator 2017

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.