• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Merita e vetme e Lulzim Bashës!

3 May, 2017
në Opinion
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Beteja 75 ditore e Luzim Bashës, për të shmangur pjesmarrjen në zgjedhje dhe votimin në parlament të Komisioneve të Vetingut, nxorri në pah meritën e vetme të Luzlim Bashës në këtë histori, që është besnikëria e  tij e fort ndaj Sali Berishës dhe aftësia për të mbajtur peng rreth historisë së tij dhe aleatët e Partisë Demokratike dhe zërat kritikë brenda partisë.

Për 75 ditë ai I gënjeu të gjithë përveç Sali Berishës.

Fillimisht gënjeu militantët e çadrës, të cilëve u flet për një Republik të Re, ndërsa problemin kryesor ka themeluesin e “Republikës” së vjetër.  Të gjithë ata që ndoqën çadrën për 75 ditë, me pagesë apo pa pagesë, kanë marrë si ushqim të përditshëm, përve pesë mij lekshit,  dhe një gënjeshtër të madhe, që fshehte vendimin për të mos shkuar në zgjedhje dhe në Kuvend, për shkak se ky ishte vendimi I Sali Berishës.

Pastaj gënjeu aleatët. Edhe për shkak të profilit të tyre të ulët, dhe pafuqisë që kanë për t’ia dal vet si politikanë, ai u premtoi atyre se në “Republikën” e re do të jenë anëtarë të listave të Partisë Dmeorkatike, nëse I qëndronin besnikë në çadër. Dhe për ta, ky ishte opsioni më I mire, pasi kështu kursenin paratë, lodhjen dhe fushatën elektorale. Tani janë thjeshtë disa njerëz të papunë  që vështirë se do ta arrijnë Republikën e re. Ndërsa Mediu që ka edhe një çështje të pagjykuar, për shkak të mandatit të deputetit, duhet të bëhet gati për gjykatë.

Gënjeu duke dashur dhe të vetgënjehen, gazetarët që mbështën çadrën, që nga ata që duan një rend të ri në Shqipëri, e deri tek ata që nuk duan thjeshtë Edi Ramën. Atyre u thoshte përditë se armiku I çadrës është Berisha dhe ish ministrat se kanë frikë mos u merr Edi Rama Veting-un, kurse ai vet ishte për lëvizje radikale.

Në finale I vetmi radikal rezultoi Berisha, I cili e shpalli dështimin para Bashës dhe ky thjeshtë vetëm sa e përsëriti.

Gënjeu regullisht ndërkombëtarët, por ata ishin të vetmit që e kapën në kohë gënjeshtrën. Në Uashington I mbyllën dyert edhe pse pagoi shtrenjtë, duke denoncuar Edi Ramën përmes lobistëve. Ndërsa në Bruksel u qartësuan kur u ballafaquan me të dhe panë që e vetmja gjë e sigurt tek ai, ishte vendimi për të mos hyrë në zgjedhje. Paketa e McAllisterit më 25 Prill provoi gjithçka.

Është e paprinciptë që ai për shkak të gënjeshtrave të tij është sot delja e zezë e Partive Popullore Evropiane dhe I dyshuari prej tyre se është pjesë e një skenari putinist në Ballkan. Në bashkbisedimin që ka pasur dje me Presidentin e Partive Popullore, Jozef Doul, ai ka marrë një paraljmërim të forte, pasi Doul I ka thënë, se Evropa nuk do ta lërë Shqipërinë në dorë të Erdoganit dhe Putinit, duke aluduar hapur, se ai ishte duke bërë punën e tyre. Dhe kjo u pasua nga paralajmërimi për të mos prekur asnjë lule dhe asnjë xham, pasi do ishte përgjegjës personal për dhunën.

Lulzim Basha natyrisht është ndjerë keq përballë të vërtetës që ju përplas në fytyrë, por nuk u ndal. Ai sot bëri thirrje të shkohet më 7 Maj në Kavajë në orën 11, dhe akuzoi politikanët evropainë, se janë paguar shtrenjtë nga Edi Rama.

Në mesditë sot gënjeu dhe Bujar Nishanin. Edhe atij I krijoi idenë se ishte I interesuar për bisedime dhe kur ju ul në tryezë në zyrë filloi të flas si në çadër. Kjo krijoi dhe një situatë gjysëm komike me Ramën, që ju lut të mos vazhdonte me fjalimet e çadrës,  se e hutonte.

Pasi mbaroi punë me të gjithë, pasi u sigurua se tani nuk ka asnjë shans për të gjithë ata që gënjeu, që nga ata të çadrës, e deri tek aleatët , sotne në mbrëmje vazhdoi aty ku e ka nisur më 18 Shkurt.

I vetmi që e mbështeti këtë akt, duke I paraprirë, ishte Sali Berisha, I cili për të hequr çdo dyshim se si duhet të sillej Basha, shpalli tre orë para tij, dështimin e bisedimeve dhe ja la përgjëgësinë “Noriegës” , Edi Rama.

Tani mos prisni të ndodh hataja. Lulzim Basha nuk ka ndërmend të bëhet mish për top as në Kavajë as më 18 Qershor. Detyra e tij ishte të mbante PD larg zgjedhjeve dhe larg parlamentit, për shkak të betimit që I kishte bërë Berishës për këtë. Këtë meritë duhet t’ia njohim. I gënjeu të gjithë që deshën të gënjehen në “emër të Republikës së re” për babain e gjithë gjërave të vjetra në këtë vend. Njeriu bën atë që di të bëj më mirë dhe Lulzim Basha këtë ka bërë këtë rradhë. I ka gënjyer të gjithë. TEMA

Paraardhëse

Rama liron nga detyra 6 prefektë

Pasardhëse

Gruevski: Akt diktature zgjedhja e Talat Xhaferit si kryetar Kuvendi

Pasardhëse
Gruevski jep dorëheqjen

Gruevski: Akt diktature zgjedhja e Talat Xhaferit si kryetar Kuvendi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.