• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mentor Kikia nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe befason me atë që thotë për Agron Shehajn

25 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
190
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Mentor Kikia ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet që po ndodhin brenda selisë blu në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e partisë.

Sipas Kikisë, PD nuk ka nevojë për një CEO të mirë, por për një lider frymëzues dhe që të mos synojë që të rrëzojë Bashën, por Ramën.

Postimi i plotë:

“PD-së nuk i duhet një CEO i mirë, por një Lider frymëzues

Unë nuk votoj në asnjë forum partiak, kur ka zgjedhje të brendshme, pasi nuk jam anëtar. Por, po e ndjek fushatën brenda PD-së, për faktin se një gjë e tillë po ndodh për herë të parë, në një proces zgjedhor brenda një partie dhe së dyti, sepse nga këto zgjedhje do të dalë njeriu që do të synojë të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit tim.

Me ka tërhequr vëmendjen kandidimi i Agron Shehajt, jo për performancën politike, pasi pak kush ia ka dëgjuar timbrin e zërit, por pritshmëritë e njerëzve, anëtarëve të PD-së, se ai mund të jetë lideri i ri i partisë. Dhe argumenti që sundon është, se derisa menaxhon një biznes të suksesshëm, mund të menaxhojë edhe partinë.

Në fakt ajo që ngatërrohet është menaxheri me Liderin. Menaxher apo kryetar administrativ, mund të të zgjedhin apo emërojnë, por lider jo. Lider bëhesh, duke u rritur politikisht brenda një partie, duke kaluar prova, dështime e suksese, rënie e ngritje.

Jo çdo kryetar është lider. Lideri nuk është ai që drejton mirë ndërmarrjen e vet, pasi në politike, CEO ndryshon nga Lideri. Lider është ai që përcjell energji tek qytetarët, që frymëzon, krijon adrenalinë, krijon besim dhe shpresë, i karikon njerëzit me energji pozitive.

Fushata e kandidatëve në PD(ndoshta përveç asaj të Fatbardh Kadillit) është përqëndruar tek sulmet ndaj Bashës dhe jo idetë se çfarë do të bëjnë ata më shumë e më mirë se Basha.

Personalisht nuk kam asnjë preferencë, por ajo që di të them me saktësi është që PD-së nuk i duhet një magazinier i mirë, por një Lider i mirë.

Dhe e fundit, në PD duhet ta kenë të qartë se sfida nuk është të mundin Bashën, por të mundin Ramën në zgjedhjet e radhës.”, ka shkruar Kikia.

Paraardhëse

Vendosi të hyjë në garën për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj bën një tjetër lëvizje

Pasardhëse

Zgjedhjet në PD! Analisti i njohur zbulon kush është konkurrenti më i fortë i Lulzim Bashës

Pasardhëse

Zgjedhjet në PD! Analisti i njohur zbulon kush është konkurrenti më i fortë i Lulzim Bashës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.