• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Meloni traget linje, Rama me charter personal: Si lëvizin kryeministrat e vendit të G7 dhe njërit prej shteteve më të varfra në Europë

14 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ardhja e kryeministres së Italisë Giorgia Meloni në Shqipëri, ka qenë lajm i ditës. Së bashku me familjen e saj, Meloni mbërriti pasditen e kësaj të hëne në Portin e Vlorës me traget.

Kryeministrja e një prej 7 vendeve më të pasura në botë, për të ardhur në Shqipëri, i ka kursyer popullit të saj mijëra euro, duke udhëtuar për 8 orë me traget linje.

Nga ana tjetër, nëse bëjmë një krahasim me Edi Ramën, kryeministrin e njërit prej shteteve më të varfra në Europë, ka një paradoks të madh.

Rama, për të shkuar në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi apo në ndonjë nga shtete fqinje, ku udhëtimi me makinë i merr pak orë, zgjedh të fluturojë me charter që paguhet nga taksat e shqiptarëve.

Kujtojmë se në media, në tetor 2022, u publikuan të dhëna të cilat tregonin sesa kishte shpenzuar Rama në udhëtimet e tij.

Deri në tetor 2022, Rama kishte kryer gjithsej 274 fluturime me charter, ndërsa që nga 2013 kur dhe fitoi postin e kryeministri, Rama kishte fluturuar 127 herë me avion personal apo “charter”.

Duke e llogaritur me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Rama kishte shpenzuar me charter 19050000 euro. Pra, Rama, kryeministri i njërit prej shteteve më të varfra të Europës bën 19 milionë euro udhëtime në disa vjet, ndërsa në Facebook-un e tij publikon foto në avionët komercialë të Air Albania, duke të krijuar idenë se po fluturon me klasin ekonomik.

Paraardhëse

Berisha shmang Metën për Kukësin, I paqartë se si do të futet në zgjedhje për kryetar bashkie

Pasardhëse

Presidenti flet me heshtje, kalon ligji për legalizimin e kanabisit në Shqipëri

Pasardhëse

Presidenti flet me heshtje, kalon ligji për legalizimin e kanabisit në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.