• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Meloni: Qendër pritje për refugjatët në Shëngjin nën juridiksionin italian, fluksi vjetor 36 mijë persona

6 November, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunimin mes dy vendeve për pritjen e refugjatëve. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur në Itali nga Kryeministrja italiane Meloni. Kjo e fundit, në një konferencë shtypi, deklaroi se në Shëngjin do të ngrihet një qendër për pritjen e refugjatëve që do të jetë nën juridiksionin e Italisë.

Kjo qendër parashikohet që të jetë gati në Pranverën e ardhshme.

“Në lidhje me emigracionin të marrim iniciativa të përbashkëta, sepse fenomeni nuk përballohet vetëm dhe kemi qenë në këtë ekuacion midis trajtimit brenda BE edhe jashtë BE. Gjëja më e mirë për t’u bërë ka qenë pikërisht ky bashkëpunim dhe forcim i këtij bashkëpunimi.

Kemi punuar së bashku për të përforcuar këtë marrëveshje dhe këtë bashkëpunim dhe fikson 3 objektiva;

Luftën kundër trafikut të paligjshëm dhe jo vetëm pritjes të refugjatëve, Shqipëria do japë mbështetjen e saj për të përdorur disa zona të vendit të Shqipërisë. Italia mund të operojë sipas dhe një pjesë ekonomike me financat e Italisë për të bërë këtë lloj seleksionimi.

Ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore dhe do seleksionimet midis atyre që kanë të drejtë ose jo. Kemi 3000 persona sipas një regjimi të caktuar, flasim nëpërmjet flukseve dhe ky fluks në vit mund të arrijë deri në 36 mijë persona. Kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatzëna dhe grupe të tjera vulnerabël.

Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë italian. Në portin e Shëngjinit, Italia do të angazhohet me procedurat e zbarkimit dhe seleksionimit. Do të realizohet një qendër e pritjes. Do të ketë një strukturë tjetër që janë në vazhdimësi të kësaj shtylle të parë, pjesa shqiptare do merret me gatishmërinë e kontrollimit, observimit dhe ky protokoll që firmosim sot ka një kornizë juridike. Marrëveshje të tjera do të ndjekin më pas. Kemi qëllim që të jetë operative në Pranverën e ardhshme. Jam shumë e kënaqur me punën që kemi bërë me Kryeministrin Edi Rama”.

Kryeministrja Meloni e vlerëson këtë marrëveshje me Shqipërinë, që thotë se bëhet me një vend që hapur negociatat me BE, por që sillet sikur të jetë anëtar i unionit.

Meloni shprehu edhe njëherë mbështetjen e Italisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“E konsideroj këtë një marrëveshje me një frymëmarrje të gjerë europiane. Kjo marrëveshje tregon se mund të bashkëpunohet në menaxhimin e 4 flukseve të refugjatëve dhe duhet të bashkëpunojmë me një frymë europiane. Kjo do të thotë që Shqipëria jo vetëm konfirmohet mike e Italisë, por edhe e BE-së. Ka një qasje sikur të jetë trashmë një vend i BE faktikisht”. tha Meloni.

Paraardhëse

Shëngjini, qendër për azilkërkuesit e Italisë, Rama dhe Meloni nënshkruajnë marrëveshjen

Pasardhëse

Kriza e emigrantëve në Europë, BBC: Italia do të ndërtojë qendra për refugjatët në Shqipëri

Pasardhëse

Kriza e emigrantëve në Europë, BBC: Italia do të ndërtojë qendra për refugjatët në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.