• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Meghan Markle mbush 42 vjeç! Sa ka ndryshuar jeta e saj: Nga vitet e adoleshencës te martesa me Princin Harry

4 August, 2023
në Rozë
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dukesha e Sussex sot mbush 42 vjeç dhe pa dyshim që do të festojë ditën e madhe me bashkëshortin e saj Princin Harry, dy fëmijët e tyre (Princi Archie dhe Princesha Lillibet) dhe nënën e saj Doria Ragland.

Pesë vitet e fundit kanë qenë një vorbull për Meghan Markle: ajo u martua me Harry-n në vitin 2018, lindi dy fëmijë, pa jetën e saj të bëhej tema NR. 1 e diskutimit, mori vendimin për të ndryshuar jetën e saj dhe për të lëvizur me të dashurin e saj në SHBA.

Ndërsa Dukesha pritet të festojë ditëlindjen e saj në mënyrë private, ajo ka ndarë më parë disa njohuri se si ndihet për t’u rritur.

“Të 20-ate mia ishin brutale, një betejë e vazhdueshme me veten time, duke gjykuar peshën time, stilin tim, dëshirat e mia”, shkruante ajo vite më parë.

“Vitet e mia të adoleshencës ishin edhe më keq, po luftoja për të gjetur veten”, shtoi ajo.

Dhe duket se në të tridhjetat ajo kishte gjetur vërtet veten! “Duhet të kem qenë rreth 24 vjeçe kur një drejtor i kastingut më shikoi gjatë një audicioni dhe më tha: “Duhet të dish se ke nevojë për më pak grim, më shumë Meghan”, ka shkruar Meghan Markle.

Në moshën 35-vjeçare, Meghan u takua me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Princin Harry dhe gjërat kanë ecur fort që atëherë. Krijimi i një familjeje, dy fëmijë i dhanë një tjetër kuptim jetës së saj.

“Është magjike, është shumë e mahnitshme. Unë kam dy fëmijët më të mirë në botë, kështu që jam shumë e lumtur”, tha Meghan.

Në kohën kur Meghan mbushi ditëlindjen e saj të 40-të në gusht 2021, Duka dhe Dukesha ishin vendosur tashmë në shtëpinë e tyre në Montecito me Archie dhe të porsalindurin Lilybet Diana. Për të festuar dekadën e saj të re, Meghan ndau disa mendime teksa nisi një iniciativë për gratë…

“Duke reflektuar për ditëlindjen time të 40-të dhe shumë gjëra për të cilat jam mirënjohëse, jam e mahnitur nga fakti që koha është një nga dhuratat tona më të mëdha. Koha me të dashurit tanë, koha për të bërë gjërat që duam, koha e kaluar duke mësuar, duke qeshur, duke u rritur dhe koha e shenjtë që kemi në këtë tokë,” ndau ajo me audiencën./abcnews.al

Paraardhëse

Debati me Bankën e Shqipërisë: A e zhvlerësuan euron investimet e krimit?

Pasardhëse

Noti në det: Efektet pozitive në shëndet

Pasardhëse

Noti në det: Efektet pozitive në shëndet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.