• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mediu: Edi Rama nuk heq dorë nga manipulimi i zgjedhjeve

19 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
80
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në takimin me kryesinë e Tiranës Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu theksoj se Situata me pandeminë është e rëndë ndërkohë që Rama bën teatër për interesa politike. Kjo qeveri jo vetëm nuk pyet për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, por dhe tallet me jetët e tyre duke bërë lojra dhe shoë politik.

Si asnjë qeveri tjetër asgjë nuk i është ofruar konkretisht qytetarëve shqiptarë.Të gjitha vendet e Bashkimit Europian apo dhe vendet e rajonit, për vaksinimin kanë planifikuar në mbështetje të qytetarëve të tyre në një kohë që në Shqipëri nuk ka as transparencë, nuk ka as projekt se si do të arrihet që të bëhet vaksinimi i shoqërisë dhe minimizimi i efekteve të pandemisë.

Duke analizuar situatën në vend dhe rendësine e zgjedhjeve të 25 prillit për tu ndarë nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës, kryetari i PR Mediu shtoj se:

Deklarata e Mediut:

“Në qoftë se ka një njeri që kriminelëve i dha statusin dhe kostumin e deputetit, i dha statusin legjitim për t`u lidhur me politikën dhe për të ndikuar dhe manipuluar zgjedhjet në dëm të interesave të Shqipërisë,është Edi Rama. Prandaj është imperative që në datën 25 prill, shqiptarët duhet të kuptojnë se ka ardhur koha për t`u shkëputur nga e keqja. 

Edi Rama nuk heq dorë nga manipulimi i zgjedhjeve.EdiRama ndryshoi Kushtetutën, ndryshoi Kodin, në mënyrë që të vjedhë zgjedhjet, po ashtu në lidhje me grupe kriminale korruptive, duke përdorur në mënyrë ekstreme nën presion administratën, po përpiqet që në cdo qendër votimi të krijojë një bilanc fiktiv, për të manipuluar procesin dhe për t`i vjedhur shqiptarëve edhe një herë tjetër lirinë e tyre dhe mundësinë për të qeverisur.

Ajo që po bën Edi Rama me vjedhjen e votës,është një nga krimet më të mëdhaja në historinë politike të vendit tonë, por unë dua të ndalem dhe në një moment tjetër, është krim për çdo qytetar, është krim karshi vetvetes, karshi familjes, karshi fëmijëve, karshi vendit, shitja e votës. Dhe ka ardhur koha që ne duhet patjetër që t`a rrisim këtë raport me qytetarët shqiptarë, për të kuptuar që zgjedhjet janë momenti i qytetarëve, dhe jo momenti i politikës.

Është momenti ku ata vendosin dhe nuk mundet që ata të shesin të ardhmen e fëmijëve të tyre, të vetes së tyre, të familjeve të tyre dhe të vendit.“-shprehet Mediu.

Paraardhëse

PSG turpëroi Barcelonën në ‘Camp Nou’, Mbappe shpallet ‘Lojtari i javës’ në Champions

Pasardhëse

Basha pas takimeve në Slloveni e Kroaci: Integrimi në BE është prioriteti ynë

Pasardhëse

Basha pas takimeve në Slloveni e Kroaci: Integrimi në BE është prioriteti ynë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.