• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mediat serbe: FSK-ja po bëhet pjesë e NATO-s, presion i drejtpërdrejt për Beogradin

10 January, 2021
në Aktualitet, Botë, Kryesore
0
49
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mediat serbe shkruajnë se shqiptarët e Kosovës do të realizojnë ëndrrën e tyre ushtarake nga marsi, sepse ata do të përfshihen në këmbësorinë e NATO-s përmes Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Gazeta serbe “Politika” shkruan se pjesëtarët e Forcë e Sigurisë së Kosovës (“Ushtrisë së Kosovës”) do të bëhen pjesë e misioneve paqeruajtëse të Aleancës në Irak dhe Siri.

Gazeta shkruan se partitë politike shqiptare, të cilat po bëjnë fushata për zgjedhje të parakohshme parlamentare, unanimisht ranë dakord të pranojnë ftesën e dërguar nga Amerika në Prishtinë vitin e kaluar dhe miratuan dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në misionet paqeruajtëse të NATO-s, si pjesë e trupave amerikane.

Në këtë mënyrë Kosova po i afrohet anëtarësimit në NATO.

Komandanti i FSK-së Rahman Rama njoftoi se nga viti 2021, ky formacion do të jetë pjesë e një misioni ushtarak së bashku me Ushtrinë e SHBA.-së për herë të parë, duke shtuar se, është një arritje e madhe për FSK-në.

Ai tha se bashkëpunimi me NATO dhe partnerët e saj strategjikë po rritet. “Ne kemi aq shumë mbështetje dhe kaq shumë oferta saqë ndonjëherë nuk mund t’i dërgojmë dot”, tha Rama, duke shtuar se procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve të caktuara është duke u zhvilluar dhe se, “Kosova do të ketë armë aq të sofistikuara sa vendet e NATO-s”, raporton gazeta serbe.

Historiani serb Srdjan Graovac nga Qendra për Stabilitet Social tha se Kosova është një shtet i pavarur për Shtetet e Bashkuara dhe se ata nuk kanë hequr dorë dhe nuk do të shmangen nga ajo politikë.

Ai shprehet se njoftimi për ushtrime të përbashkëta është një lloj presioni ndaj Beogradit.

“Gjithçka që po bëjnë amerikanët nuk është e rastësishme dhe këto veprime kanë për qëllim forcimin e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës. Prandaj, përfshirja e Kosovës në misionet ushtarake amerikane është vetëm një vazhdim i asaj politike. Amerika pretendohet se ishte kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, edhe pse është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit,” tha Graovac.

Kryetari i dikurshëm i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës (në vitet 90’ta], Zoran Andjelkovic, thotë për gazetën se paralajmërimi se shqiptarët e Kosovës do të jenë pjesë e misioneve të NATO-s nuk e befasoi atë, sepse, siç deklaron ai, ata kanë qenë pjesë e forcave të tyre që nga viti 1999 dhe i kanë pranuar në atë mënyrë.

“E kam ndjer në lëkurën time njëzet vjet më parë, sepse amerikanët ishin të informuar se ishte ushtria e tyre sapo kanë hyrë në Kosovë. Në atë kohë, ata ishin Ushtri Çlirimtare e Kosovës dhe nuk u transformuan. Ajo që po bëhet tani është një përpjekje për të treguar me çdo kusht, në kundërshtim me të gjitha rregullat ndërkombëtare, se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran. Dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara po i tërheqin me vete, këtu nuk ka asnjë dilemë”, thekson Andjelkoviq.

Ai vlerëson se në këtë mënyrë, në opinionin amerikan krijohet atmosfera, mbi të gjitha, se bëhet fjalë për një vend mik, ushtarët e të cilit shkojnë krah për krah me ushtarin amerikan në misione humanitare. Do të tregohet se është një ushtri që mund të sigurojë paqe në pjesë të tjera të botës, jo vetëm në Kosovë.

“Me këtë krijohen kushtet që në vitet e ardhshme të thuhet se FSK-ja, e cila merr pjesë në misione të ndryshme paqeruajtëse, me siguri mund ta përdorë atë përvojë për të siguruar paqen në të gjithë territorin e Kosovës”. Po bëhet prezantim mediatik i FSK-së si një formacion i pranueshëm ushtarak për bashkësinë ndërkombëtare, kryesisht në Perëndim”, thotë Zoran Andjelkoviq.

Paraardhëse

Rama ‘kapet keq’ me komentuesit: PD nuk fiton edhe sikur të puthet qielli me tokën

Pasardhëse

Gjykata Kushtetuese nis punën, dhe seanca e parë nis me 26 Janar ku do shqyrtohen tre çështje

Pasardhëse

Gjykata Kushtetuese nis punën, dhe seanca e parë nis me 26 Janar ku do shqyrtohen tre çështje

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.