• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mediat ndërkombëtare jehonë në kohë reale protestës së opozitës shqiptare

7 October, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
56
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mediat ndërkombëtare po i bëjnë jehonë protestës kombëtare të thirrur nga opozita këtë të hënë.

Mediat i referohen liderit të opozitës, Sali Berisha për thirrjet e tij për qeveri teknike, si garanci për zgjedhje të lira në vend. Ashtu sikurse, mediat e huaja kujtojnë protestat e PD dhe opozitës në Kuvend, si reagim ndaj dënimit të deputetit të PD, Ervin Salianji.

Forcat e opozitës në Shqipëri po mbajnë të hënën një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e vendit, duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një kabinet i përkohshëm tekno-kratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Opozita konservatore akuzon qeverinë e majtë për manipulim të votimeve të mëparshme dhe për uzurpim të pushteteve, përfshirë dhe atë të gjyqësorit.

Partia Demokratike e ish-kryeministrit Sali Berisha po zhvillon protesta në Kuvend javën e fundit, pasi një koleg i tyre u dënua për shpifje dhe u burgos, të cilin e cilësoi si të motivuar politikisht.

Ervin Salinaji në vitin 2018 kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të atëhershëm për akuzat për veprimtari të paligjshme të vëllait të tij, që më pas rezultuan të sajuara. Salianji, i cili filloi të vuante dënimin me një vit më shumë se një javë më parë, ka apeluar dënimin e tij në Gjykatën e Lartë.

Demokratët po kërkojnë një kabinet të përbërë nga teknokratë, duke fajësuar kryeministrin Edi Rama të Partisë Socialiste të majtë në pushte,t për manipulimin e votimeve të mëparshme. Ata kanë akuzuar prej kohësh socialistët e Ramës, për uzurpim të pushtetit, përfshirë drejtësinë, dhe kanë organizuar protesta të dhunshme kundër qeverisë që nga viti 2013.

Demokratët bëjnë thirrje gjithashtu për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak, i cili u vu nën një hetim për korrupsion të dyshuar.

Opozita ka bërë thirrje për mosbindje civile, duke nisur protestën me një tubim para godinës kryesore të qeverisë, ku nuk do të ketë fjalime, e më pas duke e zgjatur atë duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimet kryesore të Tiranës.

Një gomë automjeti është djegur para zyrës presidenciale, jo shumë larg zyrave kryesore të qeverisë.

Qindra oficerë policie, të pajisur me maska ​​kundër gazit, kanë zënë pozicione për të mbrojtur institucionet kryesore të qeverisë. Policia ka thënë se trafiku është bllokuar në shumë rrugë në qendër të Tiranës.

Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg protestës.

Shqipëria zhvillon zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar opozitës të rifillojë dialogun me qeverinë, duke thënë se dhuna nuk do ta ndihmojë vendin të integrohet në bllokun 27-vendesh.

Në vitin 2020, BE vendosi të nisë negociatat e anëtarësimit të plotë me Shqipërinë dhe në fund të këtij muaji Tirana do të nisë diskutimet me bllokun se si do të përafrohet me shtetin e së drejtës, funksionimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit./ abc News

Paraardhëse

Një fëmijë i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia te bashkia e Tiranës

Pasardhëse

Protesta e PD, Artan Hoxha: Nuk ka ndodhur as në 97’

Pasardhëse

Protesta e PD, Artan Hoxha: Nuk ka ndodhur as në 97’

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.