• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mediat italiane jehonë muratorit nga Fieri: Hero në një natë frike

27 December, 2018
në Aktualitet, Rajon
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fieraku Gazmend Hysnaj, një emigrant shqiptar me banim në Itali është kthyer në heroin e ditës në mediet italiane.

Prestigjozja La repubblica i ka dedikuar një artikull Gazmendit i cili ka vrapuar për të shpëtuar jetë njerëzish në tërmetin shkatërrimtar në Siçili.

Një ditë më parë, qytezat siçiliane u goditën nga një tërmet 4.8 ballë që ka shkatërruar thuajse gjithçka, shtëpi, rrugë, ndërtesa.

“Qyteza Zafferana Etnea me fraksionin e saj Fleri, është një nga më të dëmtuara. Ndër rreth 9 mijë banorë që jetojnë në këtë komunë, 186 janë emigrantë shqiptarë. E mes tyre është dhe shqiptari nga Fieri Gazmend Hysenaj, me profesionin murator. Janë heronjtë e rastësishëm të Flerit, qytezës më të goditur nga tërmeti. Në zemër të natës, të mbijetuar nga lëkundja e fortë sizmike, vrapuan të shpëtojnë fqinj, miq e familjarë, shkruan e përditshme La Repubblica.

“Një prej tyre është shqiptari nga Fieri, Gazmend Hysenaj, i cili ka mbërritur në Itali vetëm një vit më parë, në kërkim të një të ardhme më të mirë për fëmijët e familjen e tij. Gazmendi rrëfen se është zgjuar në mes të natës nga të qarat e fëmijëve të tij e ulërimat e komshiut”, shkruan më tej gazeta.

“Janë momente që s’ mbarojnë kurrë. Mora gruan e tre fëmijët në krah e i nxora në rrugë me shpejtësi. Por fqinji vazhdonte të thërriste, “më shpëtoni, ndihmë, kam mbetur i bllokuar në gërmadha. Porta e banesës së tij ishte e bllokuar. U mundova ta hap duke e shtyrë me trup por ishte e pamundur. Në atë moment një tjetër lëkundje tërmeti na trembi. Mora tulla e gurë të rrëzuar që gjeta përreth e fillova ta shkatërroj portën, munda të shpërthej e të ndihmoj fqinjin tim të dalë i gjallë nga gërmadhat e banesë”, rrëfen Gazmendi, sipas asaj që shkruhet në artikull.

“Mes gërmadhave të tërmetit në Catania, takova burra e gra të kthyer në heronj të ditës në një natë frike, Një shqiptar, një bukëpjekës e shumë të tjerë kurajozë. Është Italia që reziston”, shkrun gazetari në artikullin e La Republicca.

600 banorë kanë mbetur pa shtëpi si rrjedhojë e tërmetit të fuqishëm natën e kaluar ndërsa toka vazhdon të dridhet. Nga mbrëmë sot, janë regjistruar edhe 10 lëkundje të tjera.

Vullkani Etna vazhdon të jetë aktiv e nën mbikëqyrjen e eskpertëve të institutit të gjeofizikës e vullkanologjisë ndërsa qytetarët nuk venë gjumë në sy nga frika e ndonjë tërmeti tjetër.

Paraardhëse

Prokurorët ‘rebelë’ fitojnë në Gjykatë ndaj Arta Markut

Pasardhëse

Themeloi OTR, ra në burg nga denoncimi i Noizyt dhe vdiq sapo u lirua, i afërmi i Edmondit ka një thirrje

Pasardhëse

Themeloi OTR, ra në burg nga denoncimi i Noizyt dhe vdiq sapo u lirua, i afërmi i Edmondit ka një thirrje

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.