• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mediat greke zbulojnë prapaskenat e negociatave të fshehta për kufirin detar

31 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Marrëveshja Tiranë-Athinë, që çështja për detin të zgjidhet në Hagë, nuk është gjë tjetër veçse një mesazh për Turqinë. Greqia është e gatshme të zgjidhë disputet territoriale detare nëpër gjykata ndërkombëtare dhe gjen gjuhë mirëkuptimi me çdo fqinj, përveç Turqisë.

Kjo është kryefjala e shkrimit të ‘Protothema’-s greke, e cila mban titullin: “Marrëveshja Greqi-Shqipëri në Hagë: Mesazh për Turqinë”, dhe citon një ministër të qeverisë.

“Marrëveshja e Athinës me Tiranën për t’iu referuar Hagës për mosmarrëveshjet për ndarjen e kufirit detar Greko-Shqiptar është një zhvillim që përforcon argumentin e qeverisë Greke se sa më shpejt që provokimet turke të ndalojnë, vendi është gati të diskutojë me Ankaranë çështjen e demarkacionit dhe shelfin kontinental në Gjykatën Ndërkombëtare, për të zgjidhur mosmarrëveshjet.” – shkruan ‘Protothema’ e cila citon një ministër të lartë grek, i cili vendos në peshore marrëveshjen për të shkuar në Hagë për detin, me ato për caktimet e zonave Eksluzive Ekonomike me Italinë dhe Egjiptin. “Është një sukses më i madh” – thekson ministri grek.

Protothema vazhdon të sqarojë se për marrëveshjen e arritur më 20 tetor në Tiranë janë konsultuar edhe Presidenti dhe opozita shqiptare.

Por, rëndësi të madhe ka mosndërhyrja e Turqisë tek Shqipëria, për të penguar vendin tonë për tu dakordësuar me Greqinë që çështjen e detit t’ia kalojnë një pale të tretë, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Askush nuk duhet të harrojë se Shqipëria është mbase vendi më miqësor në rajon ndaj Turqisë. Në këtë kuptim, fakti që Ankaraja nuk e shtyu Tiranën në drejtim të mohimit të kësaj dakordësie, për një zgjidhje gjyqësore është gjithashtu i rëndësishëm.” – citon Protothema ministrin grek.

Mesazhi për Turqinë

Protothema zbërthen mesazhin që duhet të marrë Ankaraja nga marrëveshja Tiranë-Athinë.

“Mesazhi që pritet të dërgohet në Ankara nga lojtarët e fuqishëm ndërkombëtarë përmes marrëveshjes greko-shqiptare që do të shkojë në Hagë është i qartë: Si mundet që Greqia gjen gjuhën e përbashkët me të gjitha vendet në rajon duke zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë zgjatur me dekada dhe është në krizë vetëm me Turqinë, e cila këmbëngul në refuzimin e dialogut të drejtpërdrejtë dhe referimin në arbitrazhin ndërkombëtar?”

Çfarë ndodh me kufirin shqiptaro-grek

Protothema shpjegon se ujërat territoriale greke do shtrihen nga 6 milje detare që janë sot, në 12. Mënyra si do zgjerohet Greqia në ujërat territoriale shqiptare, nga Ishujt Diapontia në Korfuz, deri në Kepin Tainaro, do të paraqitet në Parlament, ku ligjvënësit grekë pritet ta votojnë në javët e ardhshme.

Pikëpyetjet mbi hartimin e nyjes së përbashkët

Protothema shkruan se kur Greqia të shtrihet në detin Jon në 12 milje detare, marrëveshja shqiptaro-greke pritet të vazhdojë.

“Ka dy mundësi:

1) Të dorëzohen njëkohësisht në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë propozimet për caktimin e zonave detare nga Greqia dhe Shqipëria dhe më pas të vijnë kundërpaditë.

2) Përcaktimi i radhës së paraqitjes nga të dy palët, një rrugë që ndiqet zakonisht në gjykata. Pjesa e parë, Shqipëria ose Greqia, paraqet memorandumin e saj me shkrim, e ndjekur nga paraqitja e pozicioneve të pjesës së dytë. Në fazën e dytë, Greqia dhe Shqipëria do të paraqesin kundërpadinë në të njëjtin rend dhe gjykata do të shqyrtojë argumentet dhe do të nxjerrë verdiktin e saj. Para depozitimit, të dy palët, Shqipëria tashmë e ka bërë këtë, do të kenë shtrirë ujërat e tyre territoriale në 12 milje detare.” – shkruan Protothema, e cila mbyll shkrimin duke shpjeguar se pas kësaj procedure, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të vendosë mbi përcaktimin e shelfit kontinental dhe Zonat Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Shkrimi vjen dy javë pas vizitës zyrtare të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, në Tiranë.

Paraardhëse

Spartak Ngjela paralajmëron ndryshime të mëdha në skenën politike, zbërthen deklaratën e bujshme e Merkelit dhe zbulon ‘fundin tragjik’ që e pret Ilir Metën

Pasardhëse

“The Economist”: Pse Joe Biden duhet të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-ve

Pasardhëse

“The Economist”: Pse Joe Biden duhet të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-ve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.