• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mediat greke për takimin e Edi Ramës me emigrantët shqiptarë: Një sulm haptazi racist kundër vendit që priti fjalimin e tij elektoral

12 May, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
45
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri, Edi Rama ka nisur ditën e sotme turin e takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë” ku ndalesën e parë e kishte në kryeqytetin grek në Athinë. Takim ky i cili u mbajt në stadiumin “Galatsi”, në sallën “Christmas Theater”. Vizita e Ramës në Athinë dhe takimi me emigrantët shqiptarë mori vëmendjen e mediave greke të cilat kanë raportuar në lidhje me këtë ngjarjen.

Ndër mediat të cilat i kushtoi një artikull është edhe media greke “Ta Nea” e cila nis shkrimin me titullin “Rama provokator i papenduar, kreshendo raciste kundër Greqisë me referenca për çamët”. Media greke e nis artikullin duke shkruar se kryeministri i Shqipërisë bëri një sulm haptazi racist kundër vendit ku priti fjalimin e tij elektoral dhe ku jetojnë e punojnë mijëra bashkatdhetarë të tij.

Sipas “Ta Nea” Rama nxiti nacionalizmin shqiptar, duke shkuar deri aty sa iu referua edhe çamëve, dhe akuzoi Greqinë për urrejtje dhe sjellje raciste ndaj bashkatdhetarëve të tij. Shkrimi vijon duke vënë theksin te fjalimi përçarës dhe delirant i Ramës ku sipas medias greke u prit me entuziazëm, teksa vezulluan fotot e gjesteve të shqiponjës shqiptare.

Duke iu referuar racizmit që ai tha se kanë përjetuar emigrantët shqiptarë, ai theksoi se ata janë përballur me të gjitha llojet e shprehjeve brutale të arrogancës nga fqinji i pasur te fqinji i varfër. Më tej media greke shkruan se ai paralelizoi dëbimin e emigrantëve shqiptarë me çamët, duke vënë në dukje se ata jetuan poshtërimin e operacioneve të “fshesës” në fund të shekullit të 20-të.

“Ai pohoi se shumë nga shqiptarët që qëndruan në Greqi ndryshuan emrat që u kishin vënë prindërit, për të arritur të merrnin letra dhe t’i dërgonin fëmijët e tyre në shkollë, duke thënë megjithatë se “e patë fëmijën tuaj duke qarë sepse ishte më i miri në shkollë, por nuk iu dha e drejta për të marrë pjesë në ceremoninë e flamurit”.

Së fundmi Edi Rama tha se “hap pas hapi ia dolët dhe u bëtë qytetarë të barabartë të këtij vendi, me vlerat, me punën, me korrektësinë tuaj, u pritët sikur të mos ishit i huaj në këtë vend. Ju keni gjetur vendin tuaj në shoqërinë greke, keni fituar respektin e fqinjëve tuaj dhe dinjitetin e një vendi demokratik. Greqia është e jotja si dhe e grekëve,” shkruan “Ta Nea”.\

“Kathimetrini” gjithashtu është një tjetër media greke e cila ka shkruar në lidhje me vizitën e Ramës në Athinë. Kathimerini e nis shkrimin duke u ndalur tek masat e rrepta të sigurisë që morën në lidhje me evenyin ndërda thekson se Rama u shoqërua nga 1 mijë policë. Më tej shkruan sse ngjarja shkaktoi një turbullim të ri në marrëdhëniet greko-shqiptare e cila është përmendur nga kryeministri në një intervistë të djeshme.

Sa i përket takimit të Ramës me emigrantët ka shkruar edhe “CNN Greece” e cila e nis shkrimin duke vënë theksin se në stadium ishin afërsisht 4000 personan ndër të cilët 2000 persona kanë shkuar nga Shqipëria. Sipas medias greke kryeministri Rama kishte paralajmëruar më herët se fjalimi i tij nuk do të jetë politik në funksion të zgjedhjeve evropiane, në përpjekje për të zbutur bujën që ishte bërë për momentin e mbërritjes së tij në Greqi.

Paraardhëse

Olta Gixhari “bën bashkë” Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn

Pasardhëse

Zvicra fiton “Eurovision 2024”, shtetet që renditen në vend të dytë dhe të tretë

Pasardhëse

Zvicra fiton “Eurovision 2024”, shtetet që renditen në vend të dytë dhe të tretë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.