• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Media greke: Xhaçka-n e “hëngri” Beleri

8 September, 2023
në Kryesore, Politikë
0
41
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zëvëndësimi i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka nga ana e kryeministrit Edi Rama, lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me paraburgimin e paligjshëm të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, por edhe me biznesin e bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, në të ashtuquajturën Riviera Shqiptare, pretendon media greke, duke kaluar në teori konspirative, a thua se përcaktues për Belerin ka qenë pikërisht në një ndër gratë jo aq të forta të mazhorancës.

“Një anëtare kyçe e Partisë Socialiste, ish-ministrja e Jashtme është vënë në shënjestër të opozitës, e cila i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese skualifikimin e saj nga detyra parlamentare, pasi bashkëshorti i saj, socialist dhe ish-deputet, u shpall investitor strategjik nga qeveria Rama dhe dhe po ndërton investime të mëdha turistike në plazhet e Himarrës”, shkruan Protothema.

Veprimtaria e bashkëshortit të saj në zonën bregdetare dhe konkretisht në fshatin Drimadhes, e bëri atë të bëhej një mbështetëse e zjarrtë e paraburgimit të Belerit, pasi kryebashkiaku denoncoi zyrtarisht aferat e Gaçit në bashkëpunim me ish-kryebashkiakun Jorgo Goro, vijon kjo media.

“Olta Xhaçka, aktualisht ministre e Punëve të Jashtme, me mosveprimin e saj, duke mos deklaruar konflikt interesi, ka përfituar përmes marrëveshjes martesore të drejta pasurore dhe përfitime të kundërligjshme, të cilat sipas Ligjit për investitorët strategjikë si dhe Ligjit për konfliktin me interes nuk duhet të fitohen. Nëpërmjet një investimi strategjik në një pronë false, ai ka përfituar të drejtën e përdorimit të lirë të aseteve shtetërore për të cilat qytetarët e thjeshtë paguajnë detyrime tatimore etj.

Xhaçka nuk është një person i rastësishëm, por një deputete e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe një ish-ministre e Mbrojtjes e vendit.

Analisti shqiptar Arion Sulo argumentoi se arrestimet e fundit të SPAK-ut kanë vënë në shënjestër qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke goditur shtyllat e programit të tij. Sulo i bëri komentet në një intervistë televizive, ku komentoi edhe riorganizimin gjithëpërfshirës.

Megjithatë, deri tani largimi i Xhaçka-s nuk është interpretuar si synimi i kryeministrit shqiptar për t’i dhënë fund “pengut’ Beleri, duke e lejuar atë të betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës dhe të ushtrojë zyrtarisht detyrat për të cilat bashkëqytetarët e tij e zgjodhën atë së fundi”, përfundon Protothema.

Kështu, media greke, ashtu si politika greke, nuk e pranon tezën e Ramës se Beleri është në burg nga drejtësia e jo prej tij.

Paraardhëse

“Non-grata” britanike po lë pa gjumë politikanë dhe biznesmenë në Shqipëri

Pasardhëse

Dafina Zeqiri rrit koleksionin e makinave, blen Porche 911 si edhe Lamborghini Urus

Pasardhëse

Dafina Zeqiri rrit koleksionin e makinave, blen Porche 911 si edhe Lamborghini Urus

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.