• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Media gjermane: Pse është mirë që Angela Merkel mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

30 November, 2016
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas vizitës së kryeministrit Rama në Gjermani me ftesë të kancelares Merkel, mediat gjermane kanë rritur interesin sa i takon integrimit të Shqipërisë dhe marrëdhenieve me Gjermaninë.

Ai që ka folur këtë radhë ka qenë Martin Patzelt (CDU), i cili më herët ka qenë kryetari i Bashkisë së Frankfurtit.

Aktualisht ai është anëtar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Bundestag.

Artikulli  publikuar, në portalin Focus online, me titull: Pse është mirë që Angela Merkel mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.

Më poshtë artikulli i plotë.

Pse është mirë që Angela Merkel mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Përpara takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Berlin, Kancelarja Angela Merkel premtoi ndihmë të mëtejshme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht në vitet e fundit dhe ka ndërmarrë reforma të rëndësishme, u shpreh Merkel të hënën.

Angela Merkel takoi Edi Ramën në Kancelarinë Federale. Gjatë bisedës u trajtuan marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale si dhe situata e përafrimit të Shqipërisë në BE. Që nga viti 2014, Shqipëria është kandidate zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Rruga e gjatë e Shqipërisë në Bashkimin Evropian që filloi në 2003 u shënjua nga shumë probleme të brendshme. Me zgjedhjen e ish-Kryetarit të Bashkisë dhe artistit Edi Rama si Kryeministër në vitin 2013 marrëdhëniet u normalizuan.

Reforma e gjyqësorit, miratuar në 2016, i hapi derën negociatave për anëtarësim. Vendi konsiderohet i qëndrueshëm, është anëtar i NATO-s dhe ka marrëdhënie shumë të mira ekonomike me BE-në. Edhe Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e partneritetit dhe e promovojnë këtë vend të vogël ballkanik.

Shumë probleme strukturore karakterizojnë detyrat e ndërmarra, të tilla si ndërtimi i një sistemi modern të ujit, rrjeti i transportit, dhe menaxhimi i kujdesit mjekësor. Nën drejtimin e Kryeministrit Rama është bërë shumë progres. Vendi tregon qartë vullnetin, për të qenë një partner i besueshëm dhe konstruktiv në Evropë.

Mbajtësi i shpresës në Ballkan

Vendi multifetar me muslimanë, të krishterë dhe ateistë prezanton një kontribut shumë të mirë, dhe një urë mirëkuptimi të ndërsjellë midis besimeve në Evropë. Shqipëria është e njohur historikisht, në mënyrë të përsëritur, për pritjen miqësore të refugjatëve nga vende të ndryshme të botës. Kjo karakteristikë, e cila është demostruar së fundmi me pranimin e 3000 disidentëve iranianë në mërgim të ardhur nga kampi Liberty në Irak, e bën vendin një fener të shpresës për Ballkanin, në çështjet e vështira të të drejtave të njeriut.

Vizita e Ramës dhe takimet në Kancelari dhe me Kryetarin e Bundestagut (pas vizitës së tij në Shqipëri) tregojnë se të dyja palët mirëpresin në mënyrë të konsiderueshme rrugën e progresit të Shqipërisë në BE. Garant për një zhvillim pozitiv është sigurisht Kryeministri Edi Rama, i cili, me mënyrën e tij për të trajtuar dhe zgjidhur problemet, hap në mënyrë të shkëlqyer një derë të madhe.

Paraardhëse

‘Serbia në BE pa territorin e Kosovës’

Pasardhëse

Me kë je ti “shozo” Sali?!

Pasardhëse

Me kë je ti “shozo” Sali?!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.