• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Media gjermane nxjerr videon: Ja skandali që do i shkurtojë karrierën Edi Ramës (VIDEO)

22 March, 2019
në Kryesore
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mediat gjermane nuk i ndahen kryeministrit Edi Rama. Rrjeti publik, Deutsche Welle ka publikuar një reportazh nga gazetari John Laurenson.

Ai thotë se kryeministrin Rama mund ta rrëzojë skandali i Teatrit Kombëtar.

‘Kryeministri i Shqipërisë është artist, diçka e pazakontë për një politikan. Tamam piktor dhe skulptor. Që hap ekspozita.

Por, gjatë 12 muajve të fundit, ai është përfshirë në një skandal për artin- ose të paktën për meritat artistike të një ndërtese- që ka shkatërruar reputacionin e tij dhe ka potencialin për t’ia shkurtuar karrierën politike’.

Video:

https://www.lajme.al/wp-content/uploads/2019/03/edii.mp4

Më poshtë gjeni pjesë nga kronika:

-Kur mbërrita për një intervistë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ai po pikturonte. Bojërat ishin të shpërndara në tavolinën kryeministrore.

-Kryeministri Edi Rama, djali i një skulptori që ka bërë shumë nga statujat e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, vazhdon të vizatojë edhe gjatë kohës që po jep intervistën. Thotë se e bën këtë gjë edhe gjatë takimeve pasi e ndihmon të mbajë mendjen në vend.

-Habitem që kundërshtarët më të ashpër të tij janë artistët. Thuajse çdo ditë për një vit rresht, artistë, aktorë dhe shkrimtarë po demonstrojnë në qendër të Tiranës kundër planit të Edi Ramës për të shkatërruar Teatrin Kombëtar, të ndërtuar nga italianët.

-Regjisori Kreshnik Merxhani thotë se shkatërrimi do të krijojë një efekt domino dhe do të humbasim të gjithë qendrën historike të qytetit.

-Organizata europiane e trashëgimisë ‘Europa Nostra’, kreu i delegacionit të BE në Tiranë dhe Presidenti shqiptar pranojnë se kjo është një ndërtesë me rëndësi trashëgimore dhe arkitekturore, por Edi Rama është përgjigjur se ndoshta duhet të ruajnë edhe brekët e aktores Violeta Manushi. Nuk mund të mbajmë këtë varr të historisë në mes të qytetit, thotë Rama. Jo çdo gjë e vjetër duhet ruajtur.

-Firma daneze e arkitekturës, BIG do të ndërtojë godinën e re, por qeveria nuk do paguajë asgjë edhe pse do kushtojë shumë. Firma e ndërtimit Fusha, me të cilën Rama ka punuar shumë në të shkuarën, do e paguajë. Në shkëmbim do marrë 7 mijë metra katrorë tokë. Kundërshtimet janë ngritur për shkak të një ligji të posaçëm, të quajtur Ligji Fusha për të kaluar marrëveshjen.

-Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se ka diçka që e lidh Fushën me qeverinë. Ajo beson se kjo është një aferë korruptive.

-Askush nuk e di se kur do nisë shkatërrimi. Mund të nisë nga dita në ditë. Shumë protestues thonë se do e mbrojnë godinën me trupat e tyre përpara fadromave.

-Ndërkohë protestat ndaj Edi Ramës po përhapen. Protestuesit madje po tentojnë që të hyjnë në zyrën ku e intervistova. A do të mbijetojë Edi Rama ndaj këtij skandali të Teatrit Kombëtar apo një copë arti me çimento dhe alga do të sjellë rënien e artistit-kryeministër?

Paraardhëse

Për çfarë do të vijë Fatos Nano në kongresin e PS?

Pasardhëse

Panucci ‘ngujon’ kuqezinjtë në hotel

Pasardhëse

Panucci ‘ngujon’ kuqezinjtë në hotel

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.