• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Media e Vatikanit jep alarmin: Do të kemi eksod shqiptar si në vitet ’90

24 March, 2019
në Aktualitet, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Djegia e mandateve nga opozita dhe kriza politike e krijuar në Shqipëri është duke marrë vëmendje maksimale në shtypin ndërkombëtar. Së fundmi për situatën e rëndë që është krijuar ka shkruar edhe e përditshmja e Vatikanit, “L’Osservatore Romano”.

Në artikull nënvizohet se situatë në Shqipëri karakterizohet nga tensione gjithnjë e në rritje dhe me rrezikun e një vale të re eksodi. Gazeta zyrtare e Vatikanit, sjell në vëmendje qëndrimin e ndryshëm të palëve për zgjidhjen e krizës dhe pasojat e saj.

Sipas “L’Osservatorio Romano”, megjithëse situata nuk ka krahasim me 97-ën, “mbetet droja se, nëse do të vijojë të mos garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, do të përballemi me një tjetër “Rasti Shqipëria”, që vjen së bashku me rrezikun e një vale emigrimi, të ngjashme me atë të viteve ’90.”

Artikulli i plotë:

Vazhdojnë protestat kundër qeverisë, tensione gjithmonë e më të larta në Shqipëri

22 mars 2019. Një tjetër manifestim proteste me mijëra pjesëmarrës u zhvillua dje në kryeqytetin shqiptar, para selisë së Parlamentit. Manifestimet po mbahen me nismën e Partisë Demokratike, formacion opozitar i qendrës së djathtë, i udhëhequr nga Lulzim Basha, tashmë figura-simbol e protestave që prej javësh po vlojnë në Tiranë.

Duke denoncuar kthimin e Shqipërisë në stadin e varfërisë, Basha ka kërkuar largimin e qeverisë së drejtuar nga socialisti Edi Rama, i akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar; largim që do t’i mundësonte vendit te shkonte ne zgjedhjeve të parakohshme.

Në mbrojtje të selisë së parlamentit ishin angazhuar rreth 700 forca policore. Gjatë mobilizimeve të mëhershme, protestat u shndërruan herë pas here edhe në përplasje të dhunshme, çka solli që policia të përdorte gazin lotsjellës dhe makinat e ujit për të sprapsur protestuesit që kërkonin të hynin në selinë e parlamentit apo në atë të qeverisë.

Nga ana e saj, qeveria vijon të këmbëngulë se sjellja e opozitës është një pretekst për të vështirësuar çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, vendim i planifikuar për t’u marrë qershorin e ardhshëm.

Pikërisht lidhur me këtë temë, po rritet droja në Bruksel se degjenerimi i protestave mund të vërë me të vërtetë në rrezik nisjen e negociatave. Para disa ditësh, një delegacion i BE-së që ishte në Tiranë konfirmoi të drejtën themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të protestuar paqësisht, pa përdorur dhunë, duke saktësuar se “asnjë akt dhune nuk do të ishte i tolerueshëm”.

Anëtarët e delegacionit kritikuan zgjedhjen e opozitës për t’u larguar nga parlamenti dhe u bënë thirrje të dyja palëve që të tregonin përgjegjshmëri. Kapërcimi i krizës aktuale politike dhe ndërtimi i një platforme kombëtare dialogu ku të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara është propozimi i ardhur nga Bashkimi Evropian.

Ekziston rreziku që Shqipëria të shihet sërish nga komuniteti ndërkombëtar me syrin mosbesues që shpesh e ka klasifikuar vendin ballkanik si të dhunshëm dhe të paaftë të vendosë drejtësi e të ndjekë politikat e duhura sociale. Gjithsesi, situata e brendshme është ndryshe nga 1997-a, kur pas një vale protestash të forta, vendi u zhyt në anarki.

Sot populli shqiptar po tregon maturi dhe duket se vendi ka nxjerrë mësimet e duhura nga historia. Por prapëseprapë mbetet droja se nëse do të vijojë të mos garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, do të përballemi me një tjetër “Rasti Shqipëria”, që vjen së bashku me rrezikun e një vale emigrimi të ngjashme me atë të viteve ’90.

Paraardhëse

Presidenti i Greqisë Pavlopoulos kërcënon sërish Shqipërinë: Ja kushtet tona dhe pengesat për integrimin në BE

Pasardhëse

Ndërtesa më e madhe në botë ndriçohet me foton e kryeministres së Zelandës së Re (FOTO)

Pasardhëse

Ndërtesa më e madhe në botë ndriçohet me foton e kryeministres së Zelandës së Re (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.