• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Me shpejtësi në Rrugën e Arbrit, policia gjobit 252 shoferë në 2 ditë

5 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
52
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Policia Rrugore, ka vijuar kontrollet për shkeljet e qarkullimit rrugor në disa akse të kryeqytetit, ku gjatë dy ditëve të fundit, janë gjobitur 252 drejtues mjetesh, të cilët janë kapur me shpejtësi të lartë apo dhe shkelje të tjera, sidomos në rrugën e Arbrit dhe disa akse interurbane.

Sipas njoftimit të policisë, efektivët e “rrugores” kanë pezulluar 30 leje drejtimi, ku janë konstatuar shoferë të cilët udhëtonin me shpejtësi 70 km/h në Rrugën e Arbrit, ku shpejtësia e lejuar është vetëm 40 km/h, pasi është ende në ndërtim e sipër.

Këtyre drejtuesve u është pezulluar leja e drejtimit, nga 1 deri në 3 muaj, si dhe janë ndëshkuar edhe me masë administrative nga 7000 deri në 15000 lekë secili.

Po gjatë monitorimit në rrugën e Arbrit, nga makina inteligjene dhe radari Patrol janë konstatuar në shkelje për shpejtësi, rrip sigurimi e përdorim celulari, por edhe për parakalime të gabuara që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore, 74 drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar me masa të ndryshme administrative, sipas shkeljeve përkatëse.

Monitorimi ka vijuar edhe në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, ku si rezultat i monitorimit nga radari Patrol dhe makina inteligjente, janë evidentuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 19 drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar edhe me masë administrative.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masa administrative, 178 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Nga këta 76 janë konstatuar në shkelje të dyfishtë, konkretisht për shpejtësi dhe përdorim celulari, 31 për shpejtësi dhe mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 34 në shkelje të trefishtë, mosvendosje të rripit të sigurimit, shpejtësi dhe përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit.

Nisur nga shkeljet e shumta të konstatuara në Rrugën e Arbrit, megjithëse fluksi i automjeteve është normal, po ashtu edhe në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore, do të vijojë monitorimin intensiv të këtyre akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Paraardhëse

O Donald, o maskara, fansi i Borës mbërrin jashtë shtëpisë së “Big Brother”, i përgjigjet Beniada

Pasardhëse

Zgjodhi Beatrix përpara Borës, Romeo Veshaj mesazh Donaldit

Pasardhëse

Zgjodhi Beatrix përpara Borës, Romeo Veshaj mesazh Donaldit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.