• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

Me sa para mund ta kalosh kufirin italian?

21 July, 2018
në Kuriozitete
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Po shkoj në Shqipëri e më duhet të çoj një shumë të madhe eurosh sepse do të blej një shtëpi.

A mund t’i marr me vete apo duhet patjetër t’i nis me bankë?

Natyrisht, përgjigjja më e mirë është të mos udhëtosh me shumë të konsiderueshme parash në xhep, pasi është më e sigurt t’i nisësh ato përmes kanaleve të transferimit të parave, sesa të rrish me zemër të ngrirë se mos t’i vjedhin gjatë rrugës.

Sidoqoftë, nëse i beson më shumë vetes se bankës apo ndonjë institucioni tjetër money transfer, është mirë të dish që ligji italian nuk përcakton asnjë kufi maksimal për të hollat që mund të kesh me vete kur del apo hyn në Itali.

E kjo vlen qoftë kur shkon apo vjen nga vende të Bashkimit Evropian, qoftë kur shkon apo vjen nga vende jashtë BE-së.

Por kur shuma që ke me vete është nga 10 mijë euro e lart, është e detyrueshme të bësh një deklaratë e ta depozitosh pranë zyrave të doganës në çastin kur kalon kufirin.

Formulari që duhet përdorur për këtë qëllim, njofton Shqiptari i italise, mund të shkarkohet nga portali internet i Agjencisë së Doganave dhe të Monopoleve, www.agenziadoganemonopoli.gov.it.

Në deklaratë shënohen të dhënat personale dhe, nëse paratë nuk janë të deklaruesit, edhe ato të personin për llogari të të cilit transferohen të hollat.

Më pas duhet specifkuar shuma e parave, prejardhja e tyre, marrësi i tyre, nëse është i ndryshëm nga deklaruesi, përdorimi që doni t’u bëni.

Në fund duhet shënuar edhe rruga dhe mjetet e transportit që do të përdorni.

E nëse nuk lëshohet një deklaratë e tillë?

Kush nuk e bën e zbulohet që po kalon kufirin me të paktën 10 mijë euro, rrezikon sanksione të rënda që rriten në bazë të shumës së parave. Në fakt, shkelja e normativës mbi trasferimin e valutës ndëshkohet me:

sekuestrimin administrativ nga 30% deri në 50% të shumës mbi kufirin e lejuar (9.999,99 €);

aplikimin e një sanksioni administrativ nga 10% deri në 50%të shumës mbi kufirin e lejuar. Sanksioni minimal është 300 euro. /albeu.com/

Paraardhëse

Koalicion PS-PD për integrimin e Shqipërisë?! Flet më në fund Sali Berisha

Pasardhëse

Arkeologë shqiptarë bëjnë zbulimin e bujshëm! Gjendet qyteti i panjohur 2 000-vjeçar

Pasardhëse

Arkeologë shqiptarë bëjnë zbulimin e bujshëm! Gjendet qyteti i panjohur 2 000-vjeçar

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.