• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Më në fund vjen lajmi i shumëpritur nga Greqia, shtyhet leja e qëndrimit për emigrantët

18 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nje lajm i mire vjen nga Ministria e Brendshme greke e cila ben me dije se ka vendosur të shtyjë deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin në datën 31 korrik të 2020-ës dhe lejet që skadonin ose do të skadojnë nga 1 gushti-31 marsi i 2021-shit do të shtyhen edhe për 8 muaj të tjerë nga dita e skadencës së tyre.

Burimeve të Top Channel në këtë ministri, të cilat sqarojnë se drafti ligjor u dërgua në parlamentin grek pasditen e së premtes dhe merr vlefshmëri që prej të hënës së ardhshme, më 21 dhjetor.

Ky vendim u jep një frymëmarrje lehtësuese mijëra emigrantëve që jetojnë në vend, shumica e tyre shqiptarë, të cilët rrezikonin të mos rinovonin lejet e qëndrimit, pasi qendrat e decentralizuara të Ministrisë së Brendshme ishin të mbyllura për shkak të pandemisë Covid-19.

Burime qeveritare greke thanë se po merren masa që edhe emigrantët që jetojnë në vend të trajtohen njësoj si vendasit jo vetëm nga ana financiare, por edhe përsa i përket pajisjes me dokumente, ndaj edhe për ta janë marrë masa lehtësuese për përballimin e efekteve të Covid-19.

Më herët, burime qeveritare i thanë Top Channel se po punohet për përgatitjen e disa drafteve ligjore që lehtësojnë në jetën e përditshme emigrantët, si dhe për krijimin e database-ve të posaçme për punonjësit sezonalë që mbërrijnë në vend, kryesisht për t’u punësuar në sektorin e bujqësisë.

Për përshtatjen e drafit ligjor po punohet ngushtë edhe me ekspertët shqiptarë të emigracionit, Fatos Malaj dhe Arminda Plangarica.

Përsa i përket punonjësve sezonalë, burimet sqaruan se të interesuarit duhet të zbatojnë me rigorozitet afatet e tyre të qëndrimit në vend dhe nëse nuk do të kryejnë rinovimin e kontratës së punës me punëdhënësin që i ka kontraktuar, pranë rajoneve të policisë në zonat që punojnë për shtyrje të tremujori që mundëson ky program, duhet të largohen nga vendi brenda afateve.

Në të kundërt rrezikojnë gjoba dhe penalitete të rënda, të cilat arrijnë deri në 1200 euro gjobë për këdo shkel afatin e qëndrimit në zonën Shengen.

Po ashtu, edhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në Greqi kanë hapur sportelet e tyre dhe u mundësojnë emigrantëve shërbim edhe me dy turne, me qëllim pajisjen sa më të shpejtë të tyre me pasaporta dhe karta identiteti.

Paraardhëse

Përpara se të bëni plane, ja se si do jetë moti në fundjavë

Pasardhëse

Pasi dha dorëheqjen Sandër Lleshaj një këshillë ministrit të e ri Bledi Çuçi

Pasardhëse

Pasi dha dorëheqjen Sandër Lleshaj një këshillë ministrit të e ri Bledi Çuçi

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.