• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Më në fund një lajm i mirë! ISHP jep njoftimin e rëndësishëm për situatën e gripit në Shqipëri

24 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
65
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në javën e fundit është ulur numri i të prekurve me gripin sezonal. Sipas ISHP-së, vërehet një prirje në rënie e numrit të infeksioneve respiratore. Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP-ja u bëjnë apel qytetarëve të mbrojnë veten dhe të tjerët duke ndjekur këshillat. Ndërkohë që strukturat e shëndetësisë dhe jo vetëm kanë marrë masat për virusin kinez.

Njoftimi i plotë nga ISHP-ja:

Në javën 07 të 2020 vërehet një prirje në rënie e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtëme. Bazuar në të dhënat e Buletinit të Gripit të Institutit të Shëndetit Publik, infeksionet respiratore kanë aktivitet sezonal normal. Gjithashtu referuar të dhënave nga Buletini, deri tani, 322 mostra janë konfirmuar me viruse të gripit. Nga të dhënat e raportimit sipas survejancës së infeksioneve akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin (ILI) në rrethin e Tiranës, dhe survejancës së infeksioneve respiratore akute të rënda (SRRA) në spitalet kryesore në të gjithë vendin si dhe raportimit rutinë, vërejmë se prirja e infeksioneve respiratore paraqet rënie në javën 07/2020, me aktivitet sezonal normal me intensitet të lartë.

Vazhdon qarkullimi i viruseve të tipit A dhe B të gripit. Që nga fillimi i sezonit deri tani, në total mbizotëron virusi i tipit A, nëntipi A/H3. Virusi i tipit A ka mbizotëruar çdo javë deri në javën 05 ndërsa në javët 06 dhe 07 vërehet mbizotërim i virusit të tipit B.

Në javën e 07 të vitit 2020 vërehet një prirje në rënie e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtme dhe ky numër është 19% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Prej javës 43 (21-27 Tetor 2019) deri në javën 07 (10 – 16 Shkurt 2020) jane grumbulluar 899 mostra nazofaringeale nga qendrat e survejancës ILI dhe SRRA apo STRRA. Nga testimi i tyre në 322 (35.8%) mostra janë identifikuar viruset e gripit, nga të cilat: 180 (20%) virusi i tipit A dhe 142 (15.8%) virusi i tipit B. Nga 180 viruset e tipit A 70 (38.9%) janë të nëntipit A/H1pdm09 dhe 97 (53.9%) të nëntipit A/H3 ndersa 13 (7.2%) janë në procesin e nëntipizimit.

MSHMS dhe ISHP u bëjnë apel qytetarëve të mbrojnë veten dhe të tjerët duke ndjekur këshillat si më poshtë:

Lani duart rregullisht

Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme

Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini

Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz

Ruani një temperaturë të qendrueshme brenda banesave tuaja.

Ajrosini vazhdimisht ambientet ku rrini.

Kur jeni të sëmurë:

Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen në ambiente të ftohta.

Konsumoni ushqime të ngrohta

Pini sa më shumë lëngje

Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)

Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun.

Paraardhëse

Çfarë është karantina dhe ku ndodhet? Flet specialistja e e Inspektoriatit Shëndetsor

Pasardhëse

“Kam bërë hundën dhe është investimi më i zgjuar i jetës”, gazetarja e TCH i befason të gjithë me deklaratën

Pasardhëse

“Kam bërë hundën dhe është investimi më i zgjuar i jetës”, gazetarja e TCH i befason të gjithë me deklaratën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.