• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Më i forti i Tiranës”, kush ishte Miri i Xhikës që fitonte 80 milion euro nga droga

27 September, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
4k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e sotme policia bën me dije se ka vënë në pranga të dënuarin për vrasjen e Mirit të Xhikes, Lavdërim Tufa 37-vjeç.

Ai u arrestua pasi kërcënoi me jetë një biznesmen në Tiranë duke i vënë një gjobë prej 90 mijë eurosh.

Lavdërim Tufa ishte liruar me kusht nga Gjykata e Tiranës pavarësisht se ishte dënuar me 20 vite për vrasjen e bujshme të Mirit të Xhikës.

Por kush ishte Miri i Xhikës:

Kush është Fatmir Rama, i njohur ndryshe si “Miri i Xhikes”:
Në vitin 1990 ai largohet për emigrim bashkë me Arben dhe Artur Grorin, për tu kthyer në 1995 e të konsideruar si “të fortët e Rrugës së Elbasanit” me një “biznes” dhe rrjet të konsoliduar droge në Shqiperi dhe jo vetëm.

Plot nga mbështetësit dhe bashkpuntorët e tij pohojnë edhe sot se ai kishte nën urdhrat e tij gjysmën e parlamentit. Njihte personalisht dhe kishte miqësi me emra me rëndësi kardinale, si nga e majta dhe e djathta, që nga ish Presidentë e disa ish Kryeministra.

Për të njohurin si Miri i Xhikes thuhet se kishte arritur kulmin, ishte bërë njeriu më i fuqishëm në Shqipëri dhe më i pasuri.
Në vitin 2003 ai u vra, sipas “gojdhënave” nga hakmarrja.

Pavarësisht arrestimeve dhe të akuzuarve apo të dyshuarve, vrasja e tij asnjëherë nuk u zbardh plotësisht. Urdhëruesit as që bëhet fjalë që të identifikoheshin.

Nga biznesi i tij i drogës ka patur shumë legjenda dhe thuhej se numëroheshin në vit 80 milion euro fitime neto. Mediat kanë shkruar se nipat dhe djali i tij, ende jetojnë si ai. Me makina 200 mij dollarëshe, hotele dhe klube nate.

Eliminimi fizik

Referuar pretencës së lexuar nga prokurorët e çështjes, në datën 29.03.2003, rreth orës 20:00, i pandehuri Lavdërim Tufa në bashkëpunim me një person tjetër të paidentifikuar, pasi ishin armatosur me dy automatike të tipit “Kallashnikov” dhe të maskuar me kapuça, kanë hyrë në territorin e kompleksit Kartodrom 2000, i cili ndodhet në afërsi të fshatit Lundër, Tiranë, vend ku banon edhe i pandehuri.

Në këtë kohë, në një nga sallat e kompleksit jo larg portës së jashtme, në katin e parë të tij, ndodhej i ulur edhe shtetasi Fatmir Rama, pronar i këtij kompleksi. Ai ishte ulur në një nga tavolinat e sallës së restorantit, së bashku me shtetasit Kristaq Cani, Flamura Rrapaj, Nazmi Çela e Ylli Kelmendi dhe së bashku po shikonin në televizion ndeshjen e futbollit Shqipëri-Rusi (3-1), e cila po zhvillohej në ato momente në Shkodër e po transmetohej LIVE në televizion.

Sapo i janë afruar sallës, i pandehuri dhe bashkëpunëtori i tij kanë filluar të shtijnë me armë që nga jashtë vetratave të sallës, në drejtim të tavolinës ku ka qenë i ulur Fatmir Rama me Kristaq Canin, Falmuar Rrapajn, Nazmi Çelën e Ylli Kelmendin. Personat e përmendur më sipër kanë qenë të ulur me shpinë nga vetrata dhe nuk e kanë vënë re afrimin e dy personave të armatosur, gjë e cila bëri të pamundur dhe reagimin e tyre ndaj autorëve.

Nga goditjet me armë zjarri janë vrarë shtetasit Fatmir Rama, Kristaq Cani dhe Julian Durishti, i cili punonte si kamerier në kompleks dhe gjendej pranë tavolinës duke shërbyer në momentin që është shtënë me automatik prej të pandehurit dhe bashkëpunëtorit të tij. Përveç personave të mësipërm, është plagosur dhe shtetasi Flamur Rrapaj. Nga personat e pranishëm në sallë në ato momente, vetëm Nazmi Çela dhe Ylli Kelmendi nuk janë dëmtuar nga plumbat.

Në momentet kur i pandehuri dhe bashkëpunëtori i tij po gjuanin me armë në drejtim të tavolinës ku ishin ulur viktimat, Ylli Kelmendi ka marrë një pistoletë të cilën e kishte me vete Fatmir Rama dhe me të ka shtënë në drejtim të autorëve, duke plagosur njërin prej tyre. Menjëherë pas kryerjes së vrasjeve, i pandehuri dhe bashkëpunëtori i tij janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Lundër.

Fakti penal i paraqitur u provua plotësisht nga dëshmitë e shtetasve Ylli Kelmendi e Flamur Rrapaj dhe përputhet plotësisht me atë që është pasqyruar në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, i datës 29.03.2003.

Nga aktet e ekspertimit mjekoligjor nr.58, i datës 29.03.2003 dhe procesverbali i këqyrjes së kufomës së viktimës Fatmir Rama, rezulton se në trupin e tij janë konstatuar katër plagë, prej të cilave dy në kokë dhe dy në ekstremitetet e poshtme, dy plagë tangentciale, si dhe një frakturë e kockave të kyçit të dorës së djathtë. Shkaku i vdekjes sa qenë shoku i rëndë traumatizo-hemorragjik, si pasojë e kalimit të disa predhave në trupin e tij.

Paraardhëse

Shikoni sa para shpenzon Shaqiri për veshjet e tij (FOTO)

Pasardhëse

Një trup i pajetë gjendet në liqenin artificial në Tiranë

Pasardhëse

Një trup i pajetë gjendet në liqenin artificial në Tiranë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.