• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Më e vështirë për të marrë kredi për bizneset; Lehtësohen procedurat për individët për blerje banese

20 July, 2018
në Ekonomi
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bizneset, sidomos ato të mëdha, e kanë pasur më të vështirë që të merrnin kredi në tremujorin e dytë të vitit, ndërsa më e lehtë ka qenë për individët.

Banka e Shqipërisë ka publikuar Vrojtimin për Aktivitetin kreditues për Tremujorin e dytë, sipas të cilës rezulton se bazuar në perceptimet e bankave tregtare standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan në tremujorin e dytë të vitit 2018, në reflektim të një politike më të shtrënguar kreditimi për bizneset e mëdha. Në të kundërt, standardet e kreditimit u raportuan të lehtësuara për individët, në sajë të lehtësimit në segmentin e kredive për qëllim blerje banese. Kërkesa për kredi u raportua më e lartë në tremujorin e dytë, si për bizneset ashtu edhe për individët. Në tremujorin e tretë të vitit 2018 bankat presin standarde pothuajse të pandryshuara, si në kategorinë e bizneseve ashtu edhe në atë të individëve. Kërkesa pritet të qëndrojë në nivele të ngjashme me tremujorin e dytë në segmentin e bizneseve, ndërkohë që për atë të individëve pritet të jetë lehtësisht më e lartë. Normat e interesit mbi kreditë në lekë priten të reduktohen, ndërsa ato në valutë të rriten në tremujorin në vazhdim.

Më e vështirë të marrësh kredi për investim

Standardet e kreditimit për kategorinë e bizneseve u shtrënguan në krahasim me një tremujor më parë, të përcaktuara kryesisht nga ato të aplikuara mbi kreditë për bizneset e mëdha. Ato u raportuan më të shtrënguara në kreditë për qëllim investimi dhe pothuajse të pandryshuara për kreditë për likuiditete. Pritjet për tremujorin e tretë të vitit lënë thuajse të pandryshuar me tremujorin e dytë tablonë e standardeve të kreditimit për bizneset, si në terma të madhësisë së tyre, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë.

Faktorët që ndikuan në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset në tremujorin e dytë ishin të lidhura me rrezikun mbi kolateralin e kërkuar; tolerancën e bankave ndaj rrezikut; kostot dhe kufizimet nga bilanci (si ato të lidhura me kapitalin, ashtu edhe ato me likuiditetin) dhe me aftësinë paguese të kredimarrësit. Në kahun lehtësues të standardeve ndikuan trysnia nga konkurrenca në sistemin bankar, si edhe perceptimi mbi situatën aktuale dhe atë të pritur ekonomike.

Kërkesa për kredi u raportua më e lartë si për bizneset e vogla dhe të mesme, ashtu edhe për ato të mëdha. Sipas qëllimit të përdorimit, kërkesa ishte më e lartë në krahasim me tremujorin e mëparshëm për kredinë për likuiditete, ndërkohë që ajo për investime u raportua lehtësisht më e ulët.

Pritjet për tremujorin e tretë të vitit tregojnë një kërkesë për kredi thuajse të ngjashme me tremujorin e dytë, si nga ana e bizneseve të vogla e të mesme ashtu edhe nga ato të mëdha. Rritja e kërkesës për kredi pritet të jetë e përqendruar tek kredia për likuiditete, ndërkohë që kërkesa për kredi me qëllim investimi pritet të jetë më e ulët në tremujorin e tretë të vitit 2018. Faktorët që nxitën rritjen e kërkesës për kredi në tremujorin e dytë sipas perceptimit të bankave ishin: nevoja më e lartë e financimit për qëllime likuiditeti; rifinancimi i borxhit; financimi i investimeve fikse; besimi i biznesit; si dhe situata makroekonomike dhe perspektiva e saj. Në kahun negativ për kërkesën për kredi u vlerësuan faktorët e lidhur me përdorimin e burimeve alternative, të tilla si: kredia nga banka të tjera; kreditë nga institucione jo-banka; si edhe financimi me burime të brendshme të vetë biznesit.

Më lehtë të marrësh një hua për blerje banese

Standardet e kreditimit për individët u raportuan më të lehtësuara në tremujorin e dytë. Ky lehtësim ishte i pranishëm për kreditë për blerje banese, ndërkohë që për kreditë konsumatore standardet mbetën pothuajse të pandryshuara me një tremujor më parë. Në tremujorin e tretë të vitit bankat shprehen se nuk presin ndryshim të standardeve të kredisë për individët në asnjërin prej segmenteve të kësaj kategorie.

Faktorët që diktuan standarde të lehtësuara për individët në tremujorin e dytë ishin: perceptimi më i ulët i rrezikut lidhur me kolateralin; trysnia nga konkurrenca në sistemin bankar; dhe më pak faktorët e tjerë që përafrojnë perceptimin e rrezikut (të tillë si: situata ekonomike dhe perspektiva e saj; zhvillimet aktuale dhe ato të pritura në tregun e banesave; si edhe aftësia paguese e kredimarrësit). Në kahun shtrëngues për standardet e kreditimit për individët ndikoi vetëm faktori i kostove të fondeve dhe kufizimeve nga bilanci (të lidhura me kostot nga pozicioni kapital i bankës).

Në të njëjtën linjë me standardet e lehtësuara, në tremujorin e dytë të vitit bankat lehtësuan dhe kushtet dhe termat e përgjithshme për kreditë akorduar individëve. Përmirësimi i kushteve dhe termave të përgjithshme në kreditë dhënë individëve u mundësua nëpërmjet marzheve më të ulëta të aplikuara mbi kreditë normale, një kërkese më të ulët për kolateral në raport me kredinë e marrë, si edhe nëpërmjet uljes së komisioneve.

Kërkesa e individëve për kredi ishte më e lartë në tremujorin e dytë të vitit, e nxitur nga kredia me qëllim blerje banese. Në tremujorin e tretë të vitit bankat presin një kërkesë lehtësisht më të lartë se ajo e tremujorit të dytë, si për kredinë me qëllim blerje banese ashtu edhe atë konsumatore.

Faktorët e perceptuar nga bankat si nxitës së kërkesës ishin të lidhura me: nevoja më të larta për financimin e konsumit si edhe blerjes së banesave; kreditë nga bankat dhe jo-bankat; si edhe zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave. I vetmi faktor që bankat perceptojnë se ka ndikuar në kahun rënës kërkesën për kredi të individëve ishte përdorimi i burimeve të brendshme të financimit, vlerëson Banka e Shqipërisë.

Paraardhëse

Pamje skandaloze nga parlamenti, shihni se çfarë bën Rama prapa kurrizit të presidentes kroate (FOTO)

Pasardhëse

Zbulohet pasuria përrallore prej 130 miliardë dollarësh (FOTO-VIDEO)

Pasardhëse

Zbulohet pasuria përrallore prej 130 miliardë dollarësh (FOTO-VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.