• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Mbyllet Java Shqiptaro-Amerikane, Erion Veliaj: Mirënjohje AADF për përkrahjen në transformimin e Tiranës

15 October, 2023
në Kryesore, Lajme, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas një sërë aktivitetesh të suksesshme, që shenjuan Javën Shqiptaro-Amerikane në Tiranë, dje pasdite në Pazarin e Ri u organizua eventi përmbyllës me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kreut të Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff.

Kryebashkiaku Veliaj, shprehu mirënjohjen për gjithçka që kanë bërë për Shqipërinë dhe Tiranën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë edhe mbështetjen për tranformimin e Pazarit të Ri dhe Piramidës.

“Ne shqiptarët dimë të jemi mirënjohës dhe sot nuk jemi mirënjohës vetëm për financat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar në Tiranë përmes Fondit Shqiptaro-Amerikan. Jemi mirënjohës edhe për vetë ekzistencën tonë. Ishte vendimi i duhur historik i SHBA-ve që Shqipëria të ishte një vend i pavarur. Jemi krenarë që, pasi u bëmë një vend i pavarur, ishim vendi që ka mbrojtur më shumë hebrenj. Kjo është historia jonë dhe kjo është aleanca jonë me SHBA, me Ukrainën kundër agresionit, me Izraelin kundër sulmit terrorist, dhe unë besoj se Shqipërisë i ka dalë për mbarë, jo kur ka bërë llogari të vogla, por kur ka qenë në anën e duhur të historisë”, u shpreh Veliaj.

Më tej, ai falenderoi AADF-në për mbështetjen në transformimin e Pazarit të Ri dhe të Piramidës.

“Këtu te Pazari i Ri nuk kemi vënë një gur, por kemi krijuar një komunitet. Komunitetin e atyre që shesin, e atyre që blejnë, e atyre që dashurohen, e atyre që njihen, që pijnë një kafe, që ndajnë një histori dhe që e bëjnë Tiranën sot më të fortë. Mezi pres që 100 vitet e tjera të kësaj marrëdhënie speciale, të jenë akoma më të forta e më të dobishme. Me mirënjohjen se ndoshta nuk jemi perfekt, por siç i thonë fjalës: Ditët më të mira i kemi përpara!”, tha Veliaj.

Kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff tha se investimet e përbashkëta kanë gjeneruar ekonomi për vendin dhe kanë shtuar ndjeshëm edhe numrin e turistëve.

“Miqësia dhe partneriteti janë shumë të rëndësishme, duke patur parasysh se në ç’botë të vështirë po jetojmë sot. Qëllimet tona kanë qenë fare të thjeshta. Donim t’i bashkonim njerëzit, donim të krijonim komunitet dhe të forconim rritjen ekonomike. Vende si këto [Pazari Ri], nuk janë vende që i shijojnë vetëm shqiptarët, por janë vende ku vijnë turistë nga e gjithë bota”, tha Granoff.

Veliaj falenderoi stafin e AADF-së, duke nënvizuar disa projekte të suksesshme që Bashkia e Tiranës ka realizuar me ta, përfshirë transformimin e Piramidës, por edhe krijimin e Fondit Crimson dhe nismën Protik.

Aktiviteti përmbyllës u organizua te Pazari i Ri, një projekt i bashkëfinancuar nga AADF (Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim) dhe Bashkia e Tiranës.

Paraardhëse

Samiti i BE në Tiranë, Von der Leyen mbërrin në Shqipëri, takohet me presidentin Bajram Begaj

Pasardhëse

Gjergj Luca takohet me biznismenin Blerim Devolli: Në mes të detit Jon për sipërmarrje të përbashkët

Pasardhëse

Gjergj Luca takohet me biznismenin Blerim Devolli: Në mes të detit Jon për sipërmarrje të përbashkët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.