• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mbrëmë bisedë telefonike me Ramën, Nikos Dendias do vizitojë Tiranën! Në fokus, nga ligji i luftës tek ujërat territoriale

27 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Rajon
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nikos Dendias do të vizitojë shumë shpejtë Tiranën, me gjasa brenda fillim muajit shtator,në një tentative finale të Athinës për përfundimin e asaj që quhet “shporta e çështjeve të hapura” mes dy vendeve.

Lajmi bëhet i ditur nga burime tepër të besueshme të Top Channel në ministrinë e Jashtme greke dhe duket se ka marrë edhe pëlqimin e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama, gjatë një bisede telefonike që Dendias dhe Rama patën mbrëmjen e një ditë më parë.

Burimet sqaruan se palët kanë vendosur të rinisin negociatat, ku mes temave që do të diskutohen, do të jetë finalizimi i detajeve për marrëveshjen e delimitimit të ujërave territoriale dhe përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike mes dy vendeve, por edhe çështje të tjera,siç janë abrogimi ‘de jure’ i ligjit të luftës, testet shkollore, çështja e pronave në të dy anët kufirit,marrëveshja e përdorimit të ujërave të ëmbla dhe baseneve ujore në dy anët e kufirit,marrëveshja për mirëmbajtjen e piramidave,si dhe përmirësimi i statusit të minoritetit grek në Shqipëri dhe të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Duket se këtë herë ofensiva diplomatike e Greqisë në rajon, do të sjellë edhe “dhuratat” përkatëse për Shqipërinë, i thanë Top Channel burimet.

Konjektura duket se është e përshtatshme, pasi Athina zyrtare është e gatshme për të lëshuar “pe” në negociatat mes dy vendeve, pasi ajo, dëshiron mbylljen e problemeve me fqinjët e saj, për tu përqendruar në përballjen e saj në zgjidhjen e morisë se probleme me fqinjin dhe konkurrentin e saj,Turqinë.

Këtë herë palët ftohen të përfundojnë marrëveshjet pa vonesa,ndaj sipas burimeve,diplomatë të lartë grekë i kanë këshilluar kryeministrit Mitsotakis dhe ministrit Dendias, të ezaurojnë çdo mundësi për marrëveshje, të bazuara në bazë të se drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës se detit. Udhëzues për një marrëveshje të mirë mes palëve do të jetë ajo mes Italisë dhe Greqisë,ndërsa këtë herë Athina synon të mbështesë edhe më fortë Shqipërinë edhe në përshpejtimin e proceseve evropianizuese, pa lënë hapësirë të mëtejshme të rritjes së ndikimit turk në Shqipëri.

Paraardhëse

Thellohen tensionet në Mesdhe, Greqia dhe aleatët stërvitje ushtarake në Qipro, reagon ashpër Erdogan

Pasardhëse

Rama midis dy zjarreve, grekët kërkojnë 12 milje det, turqit kundër, pakti i Berishës fut në sherr Shqipërinë me Greqinë

Pasardhëse

Rama midis dy zjarreve, grekët kërkojnë 12 milje det, turqit kundër, pakti i Berishës fut në sherr Shqipërinë me Greqinë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.