• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD, Sali Berisha jep informacion zyrtar: Do mblidhet te Pallati i Kongreseve

12 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sali Berisha ka njoftuar pasditen e sotme se Kuvendi Kombëtar i PD-së do të mblidhet në 11 dhjetor në orën 10:00 tek Pallati i Kongreseve.

Njoftimi:

“DREJTUAR: Te gjithe delegateve te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike

Ne vijim te njoftimit te bere ne dt 10.11.2021 para mediave dhe dje (dt 11.11.2021) ne Tv kombetar KLAN, dhe portalin www.syri.net rikonfirmojme per te gjithe delegatet njoftimin per thirrjen e Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike ne dt 11.12.2021 ora 10:00 tek Pallati i Kongreseve Tirane. Sipas nevojes, punimet e kuvendit mund te vazhdojne dhe ne date 12.12.2021.

Ky kuvend mblidhet ne baze te statutit te Partise Demokratike neni 43 pika 2, me kerkesen e 4200 delegateve te tij. Emrat dhe firmat e tyre jane depozituar ne zyren e z.Edi Paloka kryetar I Keshillit Kombetare te Partise Demokratike dhe mund te verifikohen nga kushdo brenda orarit zyrtar.

Kuvendi mblidhet me rend dite:

Në kushtet kur Partia Demokratike e Shqipërisë po përjeton krizën më të rëndë të identitetit dhe demokracisë së brendshme që nga koha e themelimit të saj, për shkak të dështimeve në aksionin e saj politik dhe mosfunksionimit të forumeve të saj vendimmarrëse, si dhe

– kur brenda Partisë Demokratike hapësirat e lirisë dhe të demokracisë po asgjësohen qëllimisht dita ditës,

– kur forca kryesore e opozitës në vend nuk arrin të përmbushë misionin e saj për të ndalur keqqeverisjen e vendit dhe për t’u kthyer në shpresë të qytetarëve dhe në alternativë serioze qeverisëse,

– kur rikthimi i ushtrimit të sovranitetit nga anëtarësia, brenda familjes tonë politike, është imperativ për t’i dhënë fund uzurpimit të partisë nga një grup njerëzish me qëllime dhe agjenda tërësisht personale,

Me qëllim rikthimin në legjitimitet moral, politik dhe statutor të funksionimit të Partisë Demokratike, për t’a rikthyer atë në shpresë për njerzit e lirë të këtij vendi,

ne, një grup deputetësh, antarësh Kryesie, antarësh të Këshillit Kombëtar, kryetarë degësh, grupseksionesh, seksionesh, delegatë të organit më të lartë drejtues të Partisë, Kuvendit Kombëtar, në përputhje me parashikimet e nenit 43 pika 2 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, marrim përgjegjësinë statutore për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në datën 11 dhjetor 2021 ora 11.00, me rend dite si më poshtë:

– Miratimi i ndryshimeve statutore sipas propozimeve konform nenit 43/4 dhe 60 të Statutit të PDSH për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimmarrjen në forumet e Partisë Demokratike. Analiza e qëndrimeve dhe akteve të Kryetarit Basha ndaj parimeve themelore e normave të statutit dhe ndaj forumeve të Partisë Demokratike

– Vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore të propozuara dhe thirrja e referendumit të anëtarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

– Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë

– Të ndryshme

– Per ndryshimet statutore do diskutohet mbi bazen e propozimeve te anëtareve te Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar qe do parashtrohen ne kete Kuvend

Kuvendi Kombëtar do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.

Kompetencën për verifikimin e mandateve të delegatëve që thërrasin Kuvendin Kombëtar sipas statutit, si dhe të delegatëve që do të marrin pjesë në Kuvend, e ka drejtpërdejt dhe vetëm Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike nëpërmjet organizmave të tij.

Delegatet duhet te kenë me vete ID ose pasaporte si mjet identifikimi

Firmetaret për mbledhjen e Kuvendi”.-thuhet në njoftim.

Paraardhëse

Iu zbulua e dashura prej 6 vitesh, por Kledi shpreh papritur pëlqimin për Beatrix me puthje dhe deklarata

Pasardhëse

1 ministër dhe dy zv/ministra japin dorëheqjen e menjëhershme nga qeveria e Maqedonisë së Veriut

Pasardhëse

1 ministër dhe dy zv/ministra japin dorëheqjen e menjëhershme nga qeveria e Maqedonisë së Veriut

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.