• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mbillen 360 pemë në Liqenin e Prushit, Erion Veliaj: I afrohemi pemës së një milionë të mbjellë në Tiranë

11 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas Liqenit të Tiranës dhe atij të Farkës, Bashkia e Tiranës, vijon mbjelljen masive të pemëve në Liqenin e Prushit, duke shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Maleve, nxënës të shkollave “Bedri Llagami” dhe “Asim Vokshi”, si dhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, mbollën 360 pemë në këtë park.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë në aksionin për mbjelljen masive të pemëve, tha se ky është një mesazh për të gjithë ata që kanë dëmtuar pyllëzimin.

“Kur mendon si janë prerë pemët në shumë prej pyjeve tona, ky është një moment për reflektim. Sa mirë që kemi një brez që e ka kuptuar se nuk është e rëndësishme të jesh mirë vetë, për sa kohë nuk je në paqe në natyrën. Sot, më shumë se 360 pemë, janë 360 leksione për çunat dhe gocat e Tiranës që vjen, që është një Tiranë shumë më e mirë se ajo që gjetëm. Aseti numër një i qytetit tonë janë njerëzit: njerëz më të mirë, e bëjnë një qytet më të mirë. Jam shumë krenar sot nxënësit e shkollave “Bedri Llagami” në Vaqarr, dhe “Asim Vokshit”. Po japin një model fantastik“, u shpreh ai.

Veliaj tha se ashtu sikurse në Farkë e në Liqenin Artificial, edhe në këtë park do të shtohet gjelbërimi.

“Plani ynë është të bëjmë atë që bëmë në Farkë. Kur nisëm mbjelljet në Farkë, kori i asgjëbërësve që komenton çdo pemë, nisi të tallet sepse të tallesh është gjëja më e thjeshtë në botë. Të punosh është një çikë më e vështirë. Ajo që nisi si një punë modeste në Parkun e Farkës, është kthyer sot në një hapësirë të jashtëzakonshme, ku po mbaron pedonalja, i është dhënë vlerë zonës aty, është kthyer në një mushkëri e dytë për Tiranën. Tirana ka Parkun e madh të Liqenit, i cili vizitohet ga rreth 250 mijë vizitorë, por besoj se parqet e vogla, si ky këtu në Liqenin e Prushit, ku planifikojmë të bëjmë një pedonale rreth tre kilometra të gjatë, është ideal për park lokal”,  tha ai.

Kreu i Bashkisë shtoi se kjo stinë do mbyllet me një milionë pemë të mbjella në Tiranë, duke vijuar me objektivin për vitin 2030, me dy milionë pemë.

“Sot jemi në një situatë kur po i afrohemi mbjelljes së një milion pemëve. Këtë e them me krenarinë më të madhe! Jemi diku te 960 mijë pemë të mbjella që nga viti 2015, diçka që asokohe shihej me cinizëm nga ata që s’kanë bërë ndonjëherë një punë në jetën e tyre. Ky është një mesazh që çdo gjë mund të bëhet, por duhet punuar çdo ditë, çdo ditë, çdo ditë, edhe nëpër rrugët urbane, edhe nëpër hapësirat e parqeve, që të themi me krenari se do e kapim misionin tonë, atë të mbjelljes së 2 milion pemëve deri në vitin 2030″, deklaroi ai.

Paraardhëse

Situata e reshjeve në vend, flet Ergys Verdho: Nuk ka rrezik për hapjen e portave të HEC-eve

Pasardhëse

Ministrja Frida Krifca: Fermerët presin paratë për grurin, do të ndahen brenda muajit dhjetor

Pasardhëse

Ministrja Frida Krifca: Fermerët presin paratë për grurin, do të ndahen brenda muajit dhjetor

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.