• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mbi 1.5 miliardë USD të fshehura jashtë vendit në parajsat fiskale nga pushtetarët shqiptarë, si do t’i zbulojë Prokuroria Speciale

29 December, 2016
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shumë politikanë, gjyqtarë, ministra e ish-ministra, deputetë e ish-deputetë i kanë fshehur jashtë vendit paratë e vëna nga korrupsioni. Teksa nga dita në ditë pritet që të nisë puna për të luftuar korrupsionin, mjaft individë mendojnë se nuk do preken, pasi çdo të ardhur e kanë dërguar në parajsat fiskale si Maltë, Qipro, Zvicër, Panama, ishujt Kajman, etj.

Që nga vitit 2011 e deri më sot nga vendi ynë kanë dalë plot 1.5 miliardë dollarë. Shifrat janë bërë publike nga një raport i “Global Financial Integrity” dhe të dhënat e siguruara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Sipas raportit, që nga vitit 2011-2015 janë transferuar rreth 1.3 miliardë dollarë.

Por nëse bëhet një kërkim në faqen zyrtare të ILDKP, transferta ka pasur dhe vitet e fundit. ILDKP ka paditur në prokurori disa gjyqtarë, deputetë, ish-deputetë dhe ish-ministra për fshehje pasurie dhe transferta jashtë vendit të dyshimta shkruan “Sot”. Sipas ILDKP, vetëm një person ka transferuar mbi 9 milionë euro. Po ashtu të njëjtën gjë kanë bërë dhe individë të tjerë. Pra sipas të dhënave, gjatë 6 viteve të fundit plot 1.5 miliardë dollarë janë fshehur në parajsat fiskale, me qëllim që t’i shpëtojnë zbulimit nga SPAK.

Sa i takon rrugëve që janë ndjekur, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka treguar se paratë dalin në mënyrë tokësore, ndërsa sipas një raporti të Byrosë së Sigurisë Diplomatike, pjesë e Departamentit Amerikan të Shtetit, fshihen kryesisht në Zvicër dhe vende si Malta, etj. Ndërsa vetë DASH në portin e 2016 thekson se një pjesë e madhe e parave të korrupsionit janë investuar në bregdet. Por me nisjen e reformës do nisë dhe gjurmimi i tyre. Në SPAK do ketë një departament të posaçëm dhe pavarësisht tentativave për t’i fshehur paratë, zyrtarët nuk do ia dalin aq lehtë.

Ja si do zbulohen paratë jashtë vendit

Struktura Speciale Antikorrupsion, një fokus të veçantë do u kushtojë parave të dërguara jashtë vendit. Për këtë gjë do bashkëpunohet me agjenci homologe ligjzbatuese, teksa gazeta ka siguruar listën e shteteve të para me të cilët do ketë bashkëpunim.

Sipas burimeve, SPAK fillimisht do të operojë në bazë të marrëveshjeve që shteti ynë ka aktualisht me shtetet e tjera, por që më pas ato do të ndryshojnë, ku do ketë më shumë shkëmbim informacionesh. Janë plot 15 shtete me të cilat SPAK do të lidhë kontakte dhe duke bashkëpunuar do mundet që të gjenden paratë e korrupsionit, si dhe do zhvillohen hetime për krimin e organizuar. Shumë krerë bandash ndodhen jashtë vendit dhe falë këtyre marrëveshjeve ata do synohet që të gjenden.

Nga ana tjetër do shfrytëzohen të gjitha marrëveshjet shumë palëshe që ka firmosur vendi ynë, që janë rreth 17 të tilla. Në SPAK do ketë një drejtori të posaçme që do merret me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe lidhjen e marrëdhënieve. Lista e shteteve është bërë publike nga EURALIUS, duke treguar dhe një herë se BE e ka marrë seriozisht reformën dhe duket se askush nuk do i shpëtojë hanxharit të saj. Kushdo që ka vjedhur paratë e qytetarëve do duhet që të japë llogari dhe t’i kthejë ato mbrapsht.

Paraardhëse

Ankesat për tranzicionin, Obama i telefonon Trumpit

Pasardhëse

Mot i keq dhe erë e fortë, tragetet e linjës Bari-Durrës u nisën me vonesë

Pasardhëse

Mot i keq dhe erë e fortë, tragetet e linjës Bari-Durrës u nisën me vonesë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.