• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Mbasi u vetëofrua si ndërmjetës mes Greqisë dhe Turqisë”, ministri grek nxjerr ‘zbuluar’ Ramën

22 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Rajon
0
116
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ofruar si ndërmjetës mes Greqisë dhe Turqisë për të nisur një dialog të ndërprerë prej vitesh për çështjet delikate mes dy vendeve, që lidhen më së shumti me kufijtë detarë dhe shfrytëzimin e zonave ekonomike.

Pohimi është bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias në Parlament, raporton noa.al.

Dendias foli në Parlamentin grek, gjatë debatit për votimin e projekt-ligjit për “përcaktimin e gjerësisë së zonës bregdetare në Detin Jon dhe Ishujt Jon deri në Kepin Tainaro të Peloponezit”.

Ai fillimisht vuri në dukje faktin se në media u përfol javët e fundit dyshimi për negociatorë të dialogut Greqi-Turqi.

“U dëgjuan shumë fjalë për rolin e palëve të treta dhe veçanërisht të Gjermanisë, por edhe të Kryeministrit shqiptar, më lejoni t’ju kujtoj se, me të vërtetë, gjatë gjithë presidencës së saj në BE, Gjermania kishte komunikuar në nivele të ndryshme me të dy palët, duke promovuar përsëritjen e dialogut greko-turk”.

Dendias theksoi se “më në fund, marrëveshja për datën e rifillimit të bisedimeve u arrit”.

Këtu ai tregoi se kryeministri shqiptar Edi Rama ishte vetëofruar për të bërë ndërmjetësin e një dialogu mes Athinës dhe Ankarasë.

Lidhur me mundësinë e një takimi greko-turk në Shqipëri, ai shpjegoi: “Shumë vende miq herë pas here kanë ofruar të presin çdo takim me homologun tim turk. Shqipëria është përfshirë në ofertën për takim me homologun tim turk, përmes ofertës së kryeministrit shqiptar”, tha z. Dendias.

Më herët, dje, Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu tha se “bisedimet eksploruese midis Turqisë dhe Greqisë do të fillojnë, falë mbështetjes së Gjermanisë”, ndërsa në një takim me Ministrin e Jashtëm Grek, tha se Shqipëria kishte një iniciativë të vullnetit të mirë”.

As MPJ turk dhe as ai grek nuk kanë pranuar të thonë se me kërkesë të kujt është ofruar Rama të bëjë ndërmjetësin, por disa thonë se gjasat më të mëdha janë që oferta të jetë bërë e koordinuar me kreun turk Erdoğan.

Dendias tha se pranimi për t’u rifutur në dialog vjen pasi janë ndalur “veprimet provokuese të Turqisë në shelfin tonë kontinental”.

Më 25 janar pritet të rifillojë dialogu mes dy vendeve. Ky do të jetë takimi i 61-të mes palëve. Veç problemeve mes dy vendeve, Athina dhe Ankaraja janë të përfshira në një debat dhjetëravjeçar për Qipron dhe ndarjen e saj në dy pjesë.

Dendias thotë se “dialogu që do të rifillojë më 25 janar nuk është një negociatë, por një fazë paraprake e kontakteve, në mënyrë që të shqyrtojmë çdo perceptim të përbashkët dhe të përcaktojmë nëse ka hapësira që të nisim negociatat”.

Paraardhëse

Biden bën lëvizjen e parë ndaj Putin pasi mori presidencën

Pasardhëse

Letra e rreme e Donald Trump bëri xhiron e rrjetit, ja çfarë i shkroi në të vërtetë ai Joe Biden

Pasardhëse

Letra e rreme e Donald Trump bëri xhiron e rrjetit, ja çfarë i shkroi në të vërtetë ai Joe Biden

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.