• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mbahet panairi i traditës në Patos, kryebashkiaku: Një ndër festat më të bukura

30 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
40
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fshati Zharrëz i Patosit u kthye në epiqendër të festës myzeqare, ku panairi i traditës “Brez pas Brezi mbetem Myzeqar”, solli kulinarin e shumëllojshme dhe ngjyrat e bukura të folklorit.

Produktet bio dhe gatimet tradicionale, përgatitur gratë myzeqare u ekspozuan në panairin ku morën pjesë përqeshës të pushtetit qendror e lokal, banorë, fermerë, dhe nxënës të shkollave.

“Unë kam paraqitur sot gatimet kryesore që kane ardhur si trashëgimi nder breza, që janë trashëguar nga gjyshet tona dhe sot ne përcjellim. Këtu kam kulaçin me mblac, byrekun e zonës tonë, kabuninë dhe pulën me përshesh Është një festë që duhet të vazhdojë pasi përcjell traditën dhe zakonet e zonës tonë”,-tha Klara Semenjaku.

Për zëvendës ministrin e Bujqësisë Dhimitër Kote, dhe Kreun e Bashkisë, Fation Duro këto festa shërbejnë për të promovuar zonën e Myqezesë.

“Sot në këtë zonë është një festë sepse këtu të gjithë fermerët demonstrojnë të tëra prodhimet dhe produktet e tyre. Organizimi është bërë bukur është një nga festat më të bukura të traditës myzeqare e ndërthurur edhe me prodhimet e zonës e ndërthurur dhe me gatimet tradicionale, natyrisht dhe me veshjet tradicionale. Natyrshëm që është një zonë e lidhur me bujqësinë, me prodhimet bujqësore kështu që këto festa motivojnë, mobilizojnë por dhe përgjegjësojnë shtetin për ti ndihmuar akoma më shumë fermerët”,- tha Dhimitër Kote.

“Është një traditë që e ndjekim prej 5 vitesh. Si çdo vit kemi patur një pjesëmarrje të konsiderueshme. Këtë panair tradicional e kemi zhvilluar sivjet në fushën sportive të kësaj zone ku banorët treguan vlerat e zonës ,kulturën tonë njëkohësisht ja transmetojmë brezave”,– tha Fation Duro.

Panairi zhvillohet për të pestin vit radhazi në “Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” me qëllim ruajtjen e pasqyrimin e vlerave kulturore, zakoneve e riteve të zonës së Myzeqesë.

Paraardhëse

Projekti i BE-së për punësimin dhe integrimin e komunitetit rom, Erion Veliaj: Kjo është një mundësi që i jepet bujarisht tre bashkive në vend

Pasardhëse

Maliq, 55-vjeçari bie nga çatia, dërgohet me urgjencë në spital

Pasardhëse

Maliq, 55-vjeçari bie nga çatia, dërgohet me urgjencë në spital

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.