• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mbahet mbledhja e Këshillit të Legjislacionit, pa praninë e opozitës, Arben Malaj lëshon kritika të forta vetingut

9 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionin për ndryshimet kushtetuese nisi punën këtë pasdite pa prezencën e opozitës.Në rendin e ditës së sotme ishte shqyrtimi i nismës së Partisë Socialiste për shtyrjen e afateve të vetingut.

I ftuar në Këshill në rolin e ekspertit nga fusha akademike, ishte ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, i cili shprehu rezerva në lidhje me procesin e vetingut, edhe pse ai është i propozuar nga partnerët strategjikë të Shqipërisë.

Akademiku Malaj u shpreh se vetingu është një nocion shqiptar që i asociohet si një syth Kushtetutës. Gjithashtu ai u pozicionua kundër ndryshimeve të shpeshta në Kushtetutën e një shteti edhe kur ato janë emergjente.

Deklarata e Malajs:

“Unë do të doja që më përpara të flisnin ekspertët e fushës ligjore, megjithatë ju falenderoj për ftesën. Ne ekspertët e ekonomisë ndahem i në dy grupe, në ekonomistë që bazohen te zhvillimi i sektorëve si bujqësia, turizmi, blegtoria apo degë të tjera dhe ekonomistë që e shikojnë zhvillimin e vendit te shteti ligjor. Përpjekje për të ndërhyrë në Kushtetutë shihet si vetëm një nismë e inicuar vetëm nga Partia Socialiste. Të dinim dhe argumentet dhe qëndrimin e opozitës. Do të ishte mirë që ne si akademikë të vinim pasi të ishin gjetur dhe pikat e përbashkëta me opozitën. E dyta e bazuar në eksperiencën si akademik dhe ligjvënës, më vjen keq të them se i gjithë kuadri i vetingut të jetë një syth i veçantë i Kushtetutës është një novacion shqiptar, pavarësisht që është kërkuar nga partnerët strategjikë të cilët unë i vlerësoj.

Por, mund të them se në librarinë time unë kam shumë Kushtetuta dhe nuk di një rast që të kenë ndërhyrë kaq shumë në Kushtetutë qoftë dhe për një gjë që është prioritare. Ne dimë se çdo shumicë a është 2/3 a është 3/5, a është 50 plus 1, nuk është garanci për funksionimin kushtetues të vendit. Garancia konkrete duhet të vijë nga ballafaqimi i Kushtetutës për ndarjen dhe balancave e pushteteve, ku një rol të rëndësishëm në këtë e luan Gjykata Kushtetuese

Unë dua të them rastin e Gjeorgjisë, ku qeveria përfshiu në kushtetutë faktin që vendi nuk do të kishte më ngritje taksash. Kjo garanci kushtetuese jo vetëm që nuk i shërbeu, por dëmtoi atë. E vetmja gjë ndodhi dhe në jetën tonë parlamentare, ku u ndryshua sistemi zgjedhor dhe ne sot jemi në kritikën e ndërkombëtare sepse ndryshimi në 2008 u fuqizua modeli oligarkik partiak. Nëse flasim për shumicat në vitin 2016 ishin 140 deputetë që gjetën mirëkuptimin të dekirminalizoheshin. Kjo pjesë e vetingut të dalë si syth i kushtetutës dhe t’i bashkohet drejtësisë.”, tha Malaj.

Paraardhëse

Medalje në mes të Beogradit, KOKSH pret boksierët elitarë, Alban Beqiri krenar që ngriti flamurin kuqezi

Pasardhëse

Modelja e re Meridona Qallaku në një lidhje dashurie, zbulohet fotoja e tyre së bashku

Pasardhëse

Modelja e re Meridona Qallaku në një lidhje dashurie, zbulohet fotoja e tyre së bashku

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.