• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mazhoranca siguron votat për shkarkimin e Metës, ja 26 deputetët e opozitës që do vulosin fundin e presidentit, 3 socialistë i dalin kundër Ramës

17 November, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sigurimi i 94 votave për të vulosur shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra, duket se nuk do të jetë problem për mazhorancën qeverisëse. Dy ditë më parë Kuvendi u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme, ku u votua një rezolutë përmes së cilës mazhoranca u kërkon institucioneve të mos njohin dekretin e Metës për emërimin e Marsida Xhaferllarit anëtare të Kushtetutës, ndërsa i bën thirrje kreut të shtetit të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës. Por ajo që ra në sy në këtë seancë plenare është fakti se opozita bashkoi votat me mazhorancën, teksa plot 97 deputetë votuan pro rezolutës.

Mirëpo, bashkimi i votave mes mazhorancës dhe opozitës tregon qartë se shkarkimi i Metës nga detyra është më afër se kurrë. Mazhoranca qeverisëse ka ngritur një komision hetimor, i cili po heton shkelet e kryera nga kreu i shtetit para dhe pas 30 qershorit. Ky komision afatin e hetimit e ka deri në 8 dhjetor dhe gazeta ka mësuar se pritet që të mblidhet në datën 22 nëntor për të shqyrtuar raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe provat e tjera sikundër është shkresa që Shërbimi Informativ i dërgoi presidentit Ilir Meta, për të cilën kreu i shtetit theksoi se e mori si bazë që vendosi për të anuluar zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Menjëherë pasi të kenë diskutuar dhe shqyrtuar provat, mazhoranca do të hartojë një raport, të cilin do ta dërgojë në Kuvend për të votuar.

Ja 26 deputetët e opozitës që do vulosin fundin e Metës

Por sipas ligjit për shkarkimin e Presidentit të Republikës duhen plot 94 vota. Mazhoranca qeverisëse nuk i ka e vetme kaq vota, ndërkohë që votimi i të premtes tregoi se shumica do ta ketë të lehtë që t’i sigurojë ato. Të premten në seancën e jashtëzakonshme rezoluta e mazhorancës u votua me plot 97 vota, duke treguar se votat e nevojshme për shkarkimin e Metës nga detyra janë plotësisht të arritshme. Kjo edhe për faktin se në seancën plenare të dy ditëve më parë munguan edhe disa deputetët të Partisë Socialiste, pasi ishin të angazhuar me takime jashtë vendit. Ndërkohë, ajo që ra në sy gjatë votimit të rezolutës kundër presidentit Meta ishte fakti se ishin plot 26 deputetë të opozitës që bashkuan votat me mazhorancën. Gazeta ka siguruar procesverbalin e votimit dhe mes deputetëve të opozitës që votuan pro rezolutës janë Arma Barova, Ediola Braha, Arlind Çaçani, Arben Elezi apo Enver Rroshi, Ylli Shehu, Halit Valteri dhe Alban Zeneli. Vlen për t’u theksuar fakti se shumica e deputetëve të opozitë që votuan rezolutën janë deputetët që kanë dalë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim sa i takon zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, kur LSI drejtohej nga Ilir Meta. Pra, ky ndryshim kursi tregon se mazhoranca do t’i sigurojë shumë lehtë votat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra edhe pse ky i fundit po bën një luftë të fortë në prapavijë për të përçarë deputetët e opozitës, madje edhe të mazhorancës.

3 socialistë i dalin kundër Ramës

Megjithatë, pavarësisht bashkimit të votave që opozita bëri me mazhorancën qeverisëse, ka sinjale se mund të ketë disa rrjedhje votash nga radhët e Partisë Socialiste. Gazeta e ka deklaruar se disa ish-ministra dhe deputetë socialistë flirtojnë me presidentin Ilir Meta, ndërkohë që kanë dalë edhe disa nga emrat e tyre. Bëhet fjalë për deputetët Tom Doshi dhe Fidel Ylli, të cilët kanë munguar në seancën ku u votua rezoluta, si dhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Ky i fundit kohët e fundit ka shtuar dozën e kritikave kundër kryeministrit Edi Rama, madje ishte edhe mollë sherri, kur Rama bëri ndryshimet në qeveri, vendi i të cilit edhe sot e kësaj dite është me ministër në detyrë, pasi Meta refuzoi ta dekretonte Gent Cakajn si pasardhës të Ditmir Bushatit.

Paraardhëse

Petrit Vasili si asnjëherë më parë, s’përmbahet më me Ramën

Pasardhëse

A do të publikojë presidenti videon me të cilën ju bë presion Dvoranit për çështjen 700 mijë euro?

Pasardhëse

A do të publikojë presidenti videon me të cilën ju bë presion Dvoranit për çështjen 700 mijë euro?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.