• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Maskaradë zgjedhore”, Bujar Nishani del me deklaratën e fortë për zgjedhjet dhe për kryetarin e ri të PD-së

13 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
681
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-presidenti Bujar Nishani pasi votoi për kreun e ri të PD-së nuk i kurseu akuzat ndaj kryedemoratit Lulzim Basha.

“Nëse Rama bëri masakër zgjedhore”, tha Nishani “Basha po bën maskaradë zgjedhore”.

Nishani renditi edhe disa fakte që sipas tij e provojnë këtë gjë. Ai tha ndër të tjera se në Kavajë, përfaqësuesja e Edit Harxhit është kërcënuar fizikisht pasi ka tentuar të ndalojë një anëtar që ka votuar disa herë edhe për familjarët e tij që nuk ishin prezent.

Pjesë nga deklarata e Nishanit:

“Nëse më 25 prill kemi pasur një masakër elektorale nga regjimi i Edi Ramës, sot kemi një maskaradë elektorale. Më vjen keq ta them se jam edhe unë përgjegjës për këtë. Kemi lejuar që projekti për shkatërrimin e PD-së të fitojë terren pak nga pak. Unë sot kam një mesazh për themeluesit e PD, për anëtarët e PD, për rininë që duhet të jetë sot vija e parë e udhëheqjes. Të gjithë ata që kanë marrë përsipër misionin e shkatërrimit apo kthimit të PD-së në një fasadë, kanë marrë përsipër një mision të pamundur. Gabojnë rëndë ata që mendojnë se mund ta marrin peng PD-në, mund ta përçajnë dhe mund ta bëjnë një forcë false.

Po ju them shkurtimisht disa fakte, së pari s’ka pasur një garë të barabartë e të ndershme, kandidatët e tjerë s’kanë pasur asnjë mundësi reale. Kryetarët e PD nëpër rrethe kanë refuzuar të organizojnë takimet e kandidatëve të tjerë. Sot në degën e Devollit, nga 2 mijë anëtarë që ishte lista, sot ka përfunduar me 900 anëtarë. Në Gjirokastër, kandidati nuk është më në listë. Në Kavajë, përfaqësuesi i kandidates Edit Harxhi është kërcënuar fizikisht, pasi tentoi të ndalojë një person që votoi 5 herë edhe për familjarët e tij që nuk ishin prezent.

Kryetari ka një frikë, ndaj ai përpiqet të reduktojë numrin aktual duke e kufizuar te ata njerëz që vihen në rresht dhe votojnë symbyllazi. Kjo është një betejë për demokracinë në tërësi. Shumica e demokratëve e shikojnë zemërthyer këtë debat.

Rezultati i zgjedhjeve për fatin e keq është paracaktuar që në momentin që u përjashtuan kandidatë për të garuar. Në momentin kur u përcaktua data dhe koha për fushatë në mënyrë të njëanshme. Në momentin kur të gjitha resurset ishin vetëm në dispozicion të kryetarit dhe jo të kandidatëve të tjerë. Në momentin kur dhënia e listave u refuzua.”-shprehet Nishani.

Paraardhëse

Akuzat e Agron Shehajt për manipulim të zgjedhjeve në Durrës, reagon Xhaferraj dhe zbulon si qëndron e vërteta

Pasardhëse

Sa demokratë kanë votuar deri në orën 13:00? Jemin Gjana del me deklaratën e jashtëzakonshme dhe ‘thumbon’ Nishanin

Pasardhëse

Sa demokratë kanë votuar deri në orën 13:00? Jemin Gjana del me deklaratën e jashtëzakonshme dhe ‘thumbon’ Nishanin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.