• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Masat represive, pse Rama po tregon që është në hall?

12 October, 2018
në Aktualitet
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edi Rama bën shumë mirë që kërcënon me mbylljen e portaleve të paregjistruara. Askush nuk mund të konkurojë në një treg ku nuk paguan taksat, sigurimet dhe ku nuk mund të bëhet përgjegjës para ligjit (poshte).

Edi Rama bën shumë mirë që është rikujtuar për një ligj më të ashpër kundër shpifjes, sepse gjithesecili e di se si po e helmojnë akuzat e pavërtetuara mjedisin social politik (Poshte).

Madje Edi Rama bën shumë mirë që nën shembullin e modelit të tij Erdogan, flet për grushte shteti dhe tentativa për rrëzimin e qeverisë së tij, për të cilat provat i disponon gjithmon vetëm vetë, sipas ligjëratës që mbajti dy ditë më parë: “Unë i di të gjitha” (shiko viedon këtu poshtë).

Veç e veç, ai, mund të ketë të drejtë për secilën nga këto çështje, por të mbledhura të gjitha bashkë ato tregojnë se ai është në panik. Ky panik bëhet edhe më i dukshëm nga fakti se i dështoi ngrehina më manipulative për të imponuar një realitet që nuk ekzistonte: pra se dosjen e Babales e kishte paguar me para PD-ja.

Mjaftoi një kamerë e thjeshtë e fshehtë për t’i hedhur në erë komplet korruptimin e të gjithë ekspertëve ligjorë të Ministrisë së Brendëshme, që paguhen nga vëllai i njeriut që ata duhet të hetonin, Agron Xhafës.

Mjaftoi, një intervistë me Fredi Alizotin, për t’ia zhvlerësuar të gjithë cirqet me short dhe pa short, që kishte bërë prokuroria për të mbështetur tezën e qeverisë.

Mjaftoi një Salianj i vetëm, që ende s’e ka hedhur pas krahëve dialektin korçar, që më një USB në xhep, të turpërojë keqas korifejtë e mbrojtjes së tij mediatike.

Të gjithë këto shembuj dhe fiaskoja e dëshmitarit të rremë Fredi Alizoti, tregojnë se kryeministrit po i rrënohet pika e tij më e fortë, besueshmëria që kishte në publik. Rama po e ndjen që nuk mund t’i pikturojë më shqiptarëve një vend, ku viktimat si Xhisiela thjesht kanë plagosur vetveten, ku dëshmitarë si Alizoti pranojnë të bëjnë burg për falsifikim vetëm se PD s’i ka paguar këstin, ku drejton një kryeministër që nuk e di se Tahiri paskësh qenë “një vemje e padenjë për fjalën njeri”, ku ai nuk kishte djeni se Ervis Roshi nuk qe burgaxhi, ku atij nuk i kishin thënë se dokumenti i Interpolit për Mark Frokun fshihej në zyrat e tij, ku ai qe i vetmi njeri mbi rruzull që kishte një ekspertizë ndërkombëtare që e mbronte vëllain e Xhafës.

Tani që këto alibi janë tretur si kripa në det, Rama ka humbur një betejë të madhe. Ai ka humbur në pikën e vet më të fortë, në luftën e propagandës.

Dhe duke qenë se kjo është një ndeshje që zhvillohet vetëm në kornizat e lirisë, me media alternative, me zëra opozitarë, me qëndrime pro dhe kundër, atij nuk i ka mbetur rrugë tjetër veçse të përmbyesë fushën e lojës. Fiks ashtu siç bën një adoleshent i mërzitur me tabelën e damës, kur e sheh se po humbet përballë kundërshtarit.

Edhe Rama po e ndjen se nuk fiton më në përballjen e argumentave, edhe kur ai përdor mjetet më perverse dhe manipulative. Prandaj ai po kërkon të hyjë në një terren represiv. Në kufizimin e lirisë së shprehjes, në mbylljen e portaleve dhe në etiketimin e konkurentëve si puçistë. Duhet kuptuar, e ka nga halli, nuk i pinë më ujë lojrat e spin doctors-ave të vet.

Paraardhëse

Del Indeksi i Kapitalit Njerëzor nga Banka Botërore

Pasardhëse

Të dërgosh ndihma dhe shpresë në atdheun e harruar nga politikanët, por aq të dashur për diasporën (FOTO)

Pasardhëse

Të dërgosh ndihma dhe shpresë në atdheun e harruar nga politikanët, por aq të dashur për diasporën (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.