• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Masakra me 9 të vrarë në Beograd, 2 prej fëmijëve të plagosur në gjendje kritike për jetën

4 May, 2023
në Kryesore, Rajon
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pesë persona të lënduar në sulmin e armatosur që ndodhi të mërkurën në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Beograd, janë në gjende të qëndrueshme shëndetësore, ndërkohë që një fëmijë është në gjendje kritike por me shenja përmirësimi, ndërsa një fëmijë tjetër është në gjendje kritike dhe është në rrezik për jetën, thanë udhëheqësit e institucioneve shëndetësore në Serbi.

Drejtoresha e Qendrës Klinike Universitare të Serbisë, Milika Ashanin, tha se gjendja shëndetësore e dy nxënësve dhe një mësueseje është shumë më e mirë, raporton mediumi lokal Beta.

Pacienti i katërt, siç tha Ashanin, ishte sjellë në Qendrën Klinike si i plagosuri më i rëndë, me plagë me armë zjarri në kraharor, qafë dhe shtyllë kurrizore.

“Dje e mërkurë e kaloi gjithë ditën në sallën e operacionit, ishin dy operacione. Është më mirë, është zgjuar, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe duhet ta kualifikojmë sikur situata të jetë kritike”, tha Ashanin.

Ajo tha se për të enjten janë planifikuar një sërë kontrollesh, për të përcaktuar efektet e operacioneve të kryera një ditë më parë.

Drejtori i Klinikës Universitare të Fëmijëve në Tirshovë, Sinisha Duçiq, tha se nga tre pacientë në atë klinikë, dy djem me plagë nga armë zjarri në këmbë janë mirë dhe në gjendje të qëndrueshme, duke marrë terapi me antibiotikë dhe se mund të lirohen në shtëpi ditët në vijim.

“Vajza e cila iu nënshtrua një operacioni urgjent dje [të mërkurën] për shkak të lëndimeve në kokë është në rrezik për jetën, mbetet në gjendje kritike. Mjekët po bëjnë gjithçka për ta mbajtur në jetë, por gjendja e saj e përgjithshme është shumë e rëndë dhe është në rrezik për jetën”, tha Duçiq dhe shtoi se për momentin nuk është planifikuar ndonjë operacion tjetër.

Tetë fëmijë dhe një roje u vranë mëngjesin e së mërkurës në një sulm të armatosur nga një nxënës 13 vjeç në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit.

Gjashtë nxënës dhe një mësuese u plagosën, sulmuesi u arrestua.

Paraardhëse

Zbulohet për herë të parë sekreti i Luizit se si arrinte t’i kuptonte nominimet e banorëve

Pasardhëse

Vritet me armë zjarri aktorja e dashur për publikun

Pasardhëse

Vritet me armë zjarri aktorja e dashur për publikun

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.