• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Masakra e Lushnjës, babai i Laert Haxhiut: Po i ka vrarë djali im, do ta var në litar

28 October, 2017
në Aktualitet
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili që prej datës 11 Tetor janë të shpallur zyrtarisht në kërkim nga policia si autorë të dyshuar të vrasjes së dyfishtë që ndodhi në qytetin e Lushnjes.

Burime nga Policia e Lushnjes, deklarojnë se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale e ndodhen në Greqi.

Por babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu, në një intervistë për Klan Plus, jep një version tjetër nga ai i ngritur nga policia. Ai është i bindur se djali i tij nuk ka qenë autori.

“Unë deklaroj se nuk ka qenë djali im për arsye se djali po të kishte ardhur do të më kishte takuar. Atë e di policia në radhë të parë por që të dish një gjë. Në ngjarje të tilla nuk ecet me versione që e ka bërë filani apo e ka bërë ky tjetri. Në ngjarje të tilla duhet të jesh i bazuar në  gjëra konkrete. 

Viktimat që rezultojnë të vdekur asnjëherë nuk kanë pasur problem me djalin tim. Po, siç dihet në qytetin e Lushnjës, gjatë gjithë kohës, personat që e akuzojnë djalin tim bashkë me policinë kanë pasur gjithmonë tendencë ndaj djalit tim”.

Por sipas Qamilit, nëse djali ka kryer krimin, ai do ta vari në litar.

“Në rast se e ka bërë, dënimin ia jap unë. Ia vë unë litarin i pari dhe nuk më dridhet dora fare. Ama kur ata ta nxjerrin djalin fajtor ata duhet të nxjerrin versionin e saktë”.

Sipas tyre, me familjet e viktimave kanë dhe lidhje miqësie.

“Të Jurgenit, Afrimit, Tomorrit, ata e kanë dajë burrin e motrës time. Janë çuna dajash, çuna hallash me nipat e mi, dhe nuk kanë pasur asnjë konflikt. Aq më tepër me këtë tjetrin Zamir Latifin. Unë me këta, me dajat e tyre, unë jam rritur. S’më ka lidhur ndonjë gjë, ndonjë konflikt me dajat e këtij”.

Qamili sqaron se djali i tij ka patur një konflikt dhe ai është me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares në vitin 2016 , ngjarje për të cilën djali i tij është dënuar me 21 vite e 8 muaj burg.

“Djali në momentin që është përplasur me Xhulio Shkurtin dhe Sajmo Xhelilin ka qenë sherr momental dhe jo sherr i përgatitur. Nuk kam unë asnjë punë me këta se po të ishte që do të kishim punë, do t’i kishin zgjidhur ne të mëdhenjtë këto dhe nuk do t’i lija unë atë. Të rritesh ai fëmija im, e të zgjidhte këtë hall që na ka ndodhur në ’98 dhe në 2005-n kur është vrarë nipi. Kështu që nuk kemi probleme”.

Për vrasjen e 11 tetorit, Qamil Haxhiu shprehet se është i gatshëm të ballafaqohet me familjarët e viktimave, për t’u dëshmuar se djali i tij nuk ka dorë në këtë krim. Në fund ai ka një thirrje për shtetin. I kërkon policisë të ruajë vajzën e tij pasi ka frikë se mund të hakmerren.

Paraardhëse

Kishte mbushur dyshekun me hashash, arrestohet shqiptari në Romë

Pasardhëse

Plagoset në aksident djali i mitur i prokurorit

Pasardhëse

Plagoset në aksident djali i mitur i prokurorit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.