• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Masa e GJKKO-së, flet Berisha: Ashtu si Trump që u akuzua gjatë fushatës edhe unë do i fitoj zgjedhjet

4 January, 2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
57
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në konferencën e kësaj të shtune, i pyetur nga gazetarët e pranishëm se a do ta pengojë masa e detyrimit të paraqitjes në GJKKO dy herë në muaj edhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, kryetari i PD-së, Sali Berisha, e kishte një përgjigje të qartë.

Ai solli shembullin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump, i cili u përball me disa procese gjyqësore njëherë gjatë fushatës së tij, procese që në fakt synonin ta pengonin atë, por përkundrazi pati efekt pozitiv tek qytetarët të cilët e votuan atë pasivisht.

DEKLARATA E BERISHËS:
E kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem. Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin.

Këtu nuk ka nevojë sepse parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta me njëri-tjetrin, urdhëro tani.

Bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra dhe Dumani me 4 banesa, dhe thonë po na i përmend Sali Berisha.

Jo do ua përmend, por do ua nxjerr për hundësh unë atyre se aty kemi të bëjmë me vjedhje 100 përqind.

Ekipi i kandidatëve do përcaktohet nëpërmjet primareve.

A e pengoi gjë Donald Trumpin masa e paraqitjes së tij në 5 gjykata çdo javë? Përkundrazi i shtoi vota dhe i afroi fitoren.

Kjo do të jetë edhe për Sali Berishën, të jemi të sinqertë, se ekziston sensi i të drejtës tek qytetarët dhe ky është një faktor që më ndihmon mua, sepse e shohin se çfarë regjimi është.

Dolën siç janë, shkon e merr masë dhe i thotë gjykatësit, se ky na sulmon ne, d.m.th ai nuk mund të sulmohet. Ai mund të ketë 4 banesa me rrogë shteti dhe nuk mund të sulmohet, ajo tjetra katër mbiemra dhe nuk mund të sulmohet.

Lëre mos e pyet. Edi Rama me lidhje monstruoze krimi të gjithanshëm dhe nuk mund të sulmohet.

Ndaj dhe këto eksperienca e SHBA dëshmon se këto e ndihmuan presidentin Trump, sipas studimeve. Unë nuk kam studim për veten time, por gjykoj se do më ndihmojnë.

PD po vazhdon me takime. D.m.th janë bërë takime në Itali, po organizohen takime të tjera dhe do vazhdojnë.

Problemi më kryesor është identifikimi. Takimet shërbejnë, por shërben mbi të gjitha identifikimi në vend, në zona, në banesa, në blloqe, në lagje i emigrantëve krahasuar me listat e votimit.

Po punohet në këtë drejtim. A do shkoj unë, sigurisht do shkoj, cila do jetë koha, këtë nuk e kam përcaktuar se duhet të zgjedh një kohë kur të shkoj.

Do të shkoj kur ta gjykoj se është koha më optimale për efekt elektoral. Jo, punojnë edhe të tjerët.

Mendoj se motorët janë të ndezur. Por nga ana tjetër, ka edhe që po marrin energjinë e nevojshme për sulm.

Kështu që nuk është se jam vetëm unë në punë, se tani komunikohet në shumë forma dhe angazhimi është shumë serioz.

Paraardhëse

Rrëfimi i Bernardit në BBVA: Kam qenë në lidhje me një shkodran në Londër, ai më la për t’u martuar me një grua në Shqipëri

Pasardhëse

Balerina e njohur nënë për herë të parë, zbulon gjininë e fëmijës

Pasardhëse

Balerina e njohur nënë për herë të parë, zbulon gjininë e fëmijës

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.