• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë, reagon pozitivisht Borrell: Ky është një hap i madh

21 June, 2022
në Botë, Kryesore
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell me anë të një statusi ne mediat sociale bëri të ditur se kishte biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për t’i përgëzuar ata pasi delegacionet e dy vendeve arritën më 21 qershor dakordësinë për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në Bruksel.

“Bisedova sot me Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin për t’i përgëzuar ata mbi arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë. Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm përpara për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të ketë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët.” shkruan Borrell.

Në Bruksel sot, në mes të palëve nga Kosova dhe Serbia, është arritur dakordësia mbi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë nga 2013.

Më herët, Bashkimi Evropian ka thënë se me marrëveshjen e sotme, Elektrosever, një kompani me pronësi serbe e themeluar në Kosovë dhe sipas ligjit të Kosovës, do të fillojë furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në katër komuna me shumicë serbe në veri.

Sipas kryenegociatorit të Kosovës në dialogun me Serbinë Besnik Bislimi, kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës.

Bislimi tha se Elektrosever-i do t’i furnizojë qytetarët me energji elektrike, si dhe do t’i faturojë dhe të mbledhë pagesa.

“Marrëveshja nuk e njeh Elektrosever-in si shpërndarës, do të thotë distribuimi është monopol i KEDS-it (Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike), por KEDS-i, në bazë të marrëveshjes së vitit 2015 ia nënkontrakton katër shërbime të veta Elektrosever-it. Do të thotë e mban pronësinë, e mban monopolin, por nënkontrakton shërbimin e vendosjes së matësve të energjisë elektrike, mirëmbajtjes së matësve, jo të rrjetit, faturimin e shpenzimeve të konsumit të energjisë elektrike dhe inkasimit”, tha Bislimi gjatë një adresimi për gazetarë në Bruksel.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, tha se udhërrëfyesi përfshin një sërë hapash, afatesh dhe përgjegjësish për të dyja palët. Të gjitha afatet nisin nga momenti kur Elektrosever merr licencën për furnizim, tha Petkoviç.

“Elektrosever do të kryejë edhe shërbime të rëndësishme të shpërndarjes – ajo që kemi kërkuar dhe në të cilën kemi insistuar. Elektrosever do të kryejë shërbime të shpërndarjes, si: faturim, pagesa, mirëmbajtje e rrjetit dhe lidhje fizike e konsumatorëve. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse do të thotë se kemi autonomi në furnizimin e veriut të ‘Kosovës dhe Metohisë’ me energji elektrike”, tha Petkoviç.

Qytetarët e komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryesisht me shumicë serbe – nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar që nga viti 1999. Edhe i dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se dakordimi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë është “një hap i madh përpara”.

Nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e komunave të tjera të Kosovës. Që nga viti 2017 e deri më sot, konsumi i energjisë elektrike në komunat në veri të Kosovës paguhet nga KOSTT-i, apo Qeveria e Kosovës.

Paraardhëse

E papritur Greqia kërkon të marrë Syrin e Kaltër? Reagon Ministria e Mjedisit, sqaron si qëndron e vërteta

Pasardhëse

Marrëveshja e firmosur mes Kosovës dhe Serbisë: Kjo është rruga e duhur, të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten

Pasardhëse

Marrëveshja e firmosur mes Kosovës dhe Serbisë: Kjo është rruga e duhur, të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.